Reshje e shiut kanë filluar të pushtojnë qytetet e ndryshme të vendit. Por, deri në këto çaste qyteti më i prekur është ai i Durrësit.
Pjesët më të mëdha të rrugëve të qytetit bregdetar janë bllokuar duke përfshirë këtu edhe qendrën e qytetit. Kjo ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në rrugët dytësore të Durrësit.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe vonesa në ankorimin e trageteve në portin e Durrësit.