Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

18 mijë biznese debitore në Tatime, gjysma në Tiranë

9 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria
18 mijë biznese debitore në Tatime, gjysma në Tiranë

Numri  e bizneseve që nuk arrijnë të shlyejnë në kohë detyrimet tatimore po rritet me shpejtësi, teksa shihet se gjysma e tyre në vështirësi për të përmbushur detyrimin ndaj arkës së shtetit, është në Tiranë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri në fund të prillit, numri total i bizneseve që u përfshinë në listën e zezë arriti rreth 18 mijë, ndërsa 8023 prej tyre kishin aktivitet në Qarkun e Tiranës, duke përbërë 48% të totalit të bizneseve borxhlije.

Kjo lidhet me faktin se bizneset në Tiranë janë më të formalizuara në pagesën e taksave. Kryeqyteti në vitin 2016 ka paguar 27,4% të PBB se vetë qarkut, niveli më i lartë ndër 12 qarqet e tjera.

Durrësi dhe Fieri, gjithashtu janë qarqet ku janë të përqendruara bizneset me borxhe në Tatime përkatësisht me 14 dhe 15% të totalit të bizneseve me detyrime. Teksa shihet që në qarqet me informalitet të lartë gjithashtu ka numër më të ulët të bizneseve të regjistruara me borxh tatimor, të tilla si Kukësi, Dibra dhe Lezha, por ato kanë gjithashtu një ekonomi më të vogël se qarqet e tjera.

Borxhi tatimor është rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilat ka kaluar ekonomia. Bizneseve u është dashur të operojnë në një ambient të vështirë ku ka dominuar rritja e taksave, rënia e kërkesës dhe mungesa e kredisë bankare.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, borxhi ndaj institucionit arriti në fund të vitit 2016 në më shumë se 147 miliardë lekë (1.07 miliardë euro). Kjo shumë zotërohet nga mbi 780 mijë biznese dhe individë në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare, stoku i borxhit, deri në fund të vitit 2016 përbëhet kryesisht nga detyrimet tatimore të lindura nga 2-5 vite me një peshë prej 34% të totalit të borxhit.

Mundësi potencialisht më e madhe për t’u arkëtuar nga ana e drejtorive rajonale, është vlera e borxhit me moshë deri në 2 vjet, e cila përbën 41% të stokut të borxhit, referojnë tatimet.

Nga të dhënat rezulton se edhe në 12 muajt e fundit (deri më 31 dhjetor 2016) është shënuar rekord për sa i përket krijimit të borxhit tatimor, që në total për periudhën në fjalë arrin në 45 miliardë lekë (330 milionë euro), apo gati 31% e stokut të borxhit tatimor të krijuar në vite. (4.2% borxhi deri në 3 muaj; 3.8% deri në 6 muaj dhe 22.65 borxhi i moshës nga 6 në 12 muaj)

Në ndarjen e borxhit, sipas llojit të tatimit, TVSH-ja zë peshën më të madhe të totalit të stokut të borxhit, ndjekur nga zëri ‘Të Tjera’ me 29%, dhe më pas nga Tatim Fitimi, Sigurime Shoqërore Shëndetësore dhe TAP./marrë nga Monitor/

Tags: 18 mijeBiznesedebitortatime

TË LIDHURA

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Next Post
Nxori çadrën “me qira”, Rama merr ofertën e parë nga biznesmeni i njohur

Nxori çadrën "me qira", Rama merr ofertën e parë nga biznesmeni i njohur

Basha nuk lë në baltë aleatët – garojnë nën siglën e PD

Basha nuk lë në baltë aleatët – garojnë nën siglën e PD

Nard Ndoka shpreh pakënaqësi: Goditje për partitë e vogla, por jemi drejt zgjidhjes

Nard Ndoka shpreh pakënaqësi: Goditje për partitë e vogla, por jemi drejt zgjidhjes







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

by mirseda
22:11 | 27/12/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur duke festuar me deputetë dhe mbështetës të tij në...

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com