Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Historia e pabesueshme e shahut

9 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Historia e pabesueshme e shahut

Askush nuk mund ta thotë me siguri absolute, se sa e vjetër është origjina e lojës së shahut, por hipoteza më e mundshme është se ai ka lindur në Indi. Poezitë e lashta persiane, që datojnë rreth shekujve VI-VII Pas Krishtit, përshkruajnë një lojë të lashtë në një tavolinë të quajtur Chatrang, që duket të ketë karakteristika të përbashkëta me lojën moderne të shahut.

Legjendat

Pse në fundin e një loje shahu, në të cilën mbreti kundërshtar pëson një sulm vdekjeprurës, thuhet: “Shah mat”? Termi vjen ndoshta nga persishtja që do të thotë fjalë për fjalë se “Mbreti ka vdekur”. Origjina e kësaj loje mbetet shumë e errët. Gjurmët e para na çojnë në Indinë e shekullit VI Pas Krishtit. Nga atje, nëpërmjet transformimeve të ndryshme, kjo lojë mbërriti në Persi, Arabinë Saudite dhe në fund në botën perëndimore, me zgjerimin e Maorëve në Spanjë, duke filluar nga viti 711. Nëse ka pak siguri mbi origjinën, legjenda ndërkohë janë me bollëk. Më e njohur është ajo e mbretit indian, i cili për të falënderuar Brahminin që kishte shpikur shahun, i fali pasuri dhe pallate. Por, kleriku iu përgjigj: “Mua më mjafton që ju të vendosni një kokërr orizi në kuadratin e parë të shahut, dy tek e dyta, katër tek e treta e kështu me radhë…”. Mbreti mbeti i habitur nga modestia e kësaj kërkese. Por pastaj zbuloi se për t’ia plotësuar këtë dëshirë, nuk do të mjaftonin shekuj të tërë të korrash: kokrrat që nevojiteshin, ishin shumë se 18 miliardë. Për fat të mire, Brahmini u kënaq që i mësoi mbretit rreziqet e pakujdesisë: ai pranoi një shpërblim më të arsyeshëm.

Shpërqendrimi, ndalimi dhe rehabilitimi

I mbërritur në Evropë falë arabëve, loja e shahut u përhap në të gjitha oborret mbretërore, dhe u bë pjesë e formimit të fisnikëve, mësuesve dhe kalorësve. Arsyeja qe e kuptueshme: ishte një ushtrim strategjie dhe komandimi, por edhe një udhëzues moral (stimulonte logjikën dhe durimin).  E megjithatë, në mënyrë periodike iu nënshtrua sulmeve nga ana e klerikëve më radikale. Akuza ishte gjithmonë e njëjtë: shahu kërcënonte të shpërqendronte të krishterin nga detyra e tij parësore, përkushtimi ndaj Zotit. Megjithatë, në çdo rast, stuhia qetësohej shpejt: loja ishte shumë popullore në oborret e fisnikërisë, por, edhe në mesin e njerëzve të zakonshëm, që të mund të ndalohej realisht.

Dhe në fund, me ardhjen në fronin papal në vitin 1513 të Papa Leonit X, një dashnor i madh dhe mbrojtës i lojtarëve, gjërat u përmirësuan. Në epokën e Rilindjes, nuk kishte oborr që nuk nxirrte kampionin e vet. Pikërisht asokohe u shfaq figura e lojtarit profesionist.

Lidhjet Politike

Megjithatë, shekullin e kaluar, shahu u pasurua me një tjetër aspekt: atë politik. Mjafton të përmendet ajo që është quajtur “ndeshja e shekullit”. Takimi ndodhi në vitin 1972, mes kampionit të botës, sovjetikut Boris Spaskij, dhe sfidantit amerikan Robert James Fischer, i njohur më shpesh si “Bobby”. Ishte Lufta e Ftohtë, dhe të dyja superfuqitë përpiqeshin të kalonin njëra-tjetrën në gjithçka. Asokohe shahu ishte krenaria e regjimit sovjetik. Që në vitin 1914, Cari

Nikolla II kishte krijuar titullin e Mjeshtrit të Madh. Në Bashkimin Sovjetik, shahu u bë një lloj sporti kombëtar, me qendra dhe shkolla që financoheshin nga shteti. Duhej siguruar epërsia që po zgjaste prej gati gjysmë shekulli. Kundër rusëve erdhi sfida vetmitare e një amerikani gjenial.

Një njeri pa traditë, edukim shkollor apo ndonjë trajner me nivel prapa. Kush do ta fitonte ndeshjen në Reikjavik të Islandës? Edhe vendi i zgjedhur gjendej simbolikisht në gjysmën e rrugës ndërmjet dy botëve të kundërta. Fischer ishte një enigmë: psikologjikisht i paqëndrueshëm, dhe luante një lojë të paparashikueshme.

Deri në minutat e fundit nuk ishte i sigurt nëse do të luante: për ta bindur, u desh ndërhyrja e vetë Sekretarit amerikan të Shtetit Henry  Kissinger. Nga ana tjetër e tavolinës, presioni mbi Spaskij ishte i frikshëm. Fitoi amerikani, dhe rusët e humbën kryesimin pas 35 vjetësh.

Megjithatë, Fischer qe një meteor:bëri kërkesa të çmendura për të luajtur sërish, dhe si përfundim doli nga skena. Në vitin 1975 Anatolij Karpov e risolli trofeun në Moskë. Kishin ikur ditët kur një lëvizje e mirë diskutohej nga teoricienët për dekada të tëra, kompjuterët filluan të “mësojnë” një lojë, që dukej se ishte dizajnuar në mënyrë specifike për softuerët.

Në vitin 1997 një kampion sovjetik, Gary Kasparov, humbi sërish një ndeshje kundër një amerikani. Jo kundër një njeriu, por një kompjuteri të prodhuar enkas nga kompania IBM: quhej Deep Blue, dhe shkroi faqen e parë të një kapitulli të ri, i gjithi teknologjik, të lojës së pavdekshme të shahut.

Përgati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Anatolij KarpovChatrangkasparovkissingershahu

TË LIDHURA

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit në Tiranë
Aktualitet

Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit në Tiranë

19:21 | 07/04/2026
Next Post
Ekipi i Studentit fiton titullin kampion në Ping-Pong. Do përfaqësojë Shqipërinë në Botërorin e këtij sporti

Ekipi i Studentit fiton titullin kampion në Ping-Pong. Do përfaqësojë Shqipërinë në Botërorin e këtij sporti

Modeli i makinave dhe kilometrat që përshkojnë me karburant rezervë

Modeli i makinave dhe kilometrat që përshkojnë me karburant rezervë

Aleati i Bashës, Shehi: DASH na dha 3 ditë kohë për bisedime me Ramën, ose…

Aleati i Bashës, Shehi: DASH na dha 3 ditë kohë për bisedime me Ramën, ose...







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish
Aktualitet

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish

by mirseda
09:13 | 08/04/2026
0

Autoriteti Portual Durrës ka nisur punimet sot në 8 prill në Portën nr. 4, pranë Urës së...

Trump shpalli armëpushim me Iranin, reagimet brenda SHBA-ve

Trump shpalli armëpushim me Iranin, reagimet brenda SHBA-ve

09:08 | 08/04/2026
I mbijetoi dy luftërave Botërore, sulmi rus shkatërron rezidencën historike ukrainase të shek 19-të

I mbijetoi dy luftërave Botërore, sulmi rus shkatërron rezidencën historike ukrainase të shek 19-të

09:06 | 08/04/2026
Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

09:00 | 08/04/2026
Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

22:39 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com