Të jesh një aktore duhet të jesh në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, dhe duhet të jesh e kuruar në cdo sekondë. Ne do t’ju shfaqim disa nga aktoret të cilat nuk kanë treguar shumë komplekse gjatë roleve te tyre por i ja kanë dal sa më mirë.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm që në kohën e gjimnazit kemi pasur persona të cilët i cilësonim si persona jo të shoqërueshëm. Ky është dhe rasti i Biancës (Mae Whitman) e cila në rolin e saj në filmin “The Duff” diti ta rinovojë personalitetin e saj më së miri dhe u bë vajza më popullore e shkollës.
Roli që ju dha aktores së famshme britanike në filmin “Game of Thrones” ishte pak i vështirë për tu aktruar nga vetë ajo sepse ne e dimë shumë mirë që Gwendoline Christie është një vajzë e cila ka pasion të ndjekë modën e fundit dhe i pëlqejnë shumë takat, të cilën ajo në këtë film ja doli ta transmetojë më së miri, duke qenë një kalorësë e zonja.
Tai Fraser luajti në këtë film në moshën 18 vjecare,në rolin e shëmtuar të shokut të klasës së Alicia Silverstone. Ky film ishte bileta që ajo preu, për të nisur rrugëtimin e saj në kinematografi.
Brendon Tena ishte roli më i vështirë që ka bërë Hilarz Swank, i cili u shëndërrua në një djalë. Preu flokët, e punoi shumë që zëri i saj të ishte i trashë. Ja doli më së miri për ta perfeksionuar rolin e saj.
Kur vjen momenti të kujtojmë filmin “E shëmtuara Beti” të gjithë jemi të vetëdijshëm që është një nga filmat që na ka bërë më shumë të qeshim. America Ferre e ka luajtur në mënyrën më përfekte Betin, e cila ishte një vajzë e pafajshme dhe e brishtë.
Ky ishte një film magjik për fëmijët. Dado Mekfi, e cila ishte një magjistare, u kthye në krahun e djathtë të fëmijëve që kishin problem të madh që i ati mos të martohej me dikë tjetër. Ja vlen të përmendet që aktorja bëri një punë të mrekullueshme në këtë film.
“Wish upon a star” ishte filmi ku aktorja Danielle Harris duhej të shndërrohej në dy personazhe të ndryshme të cilat ishin krejtësisht të ndryshme.
“Modern Family” ka qëndruar për 8 sezone në krye të klasifikime. Alex ishte personazhi që luajti Ariel Winter, e cila ishte një vajzë e thjeshtë dhe shumë modeste.
David Fincher solli në filmin e tij “The Girl with the Dragon Tatto” që të sillte risitë më të reja ne Holliwood e cila shumë shpejt u kthye në filmin më të përfolur.
Mayim Bialik u zgjua e famshme në mbarë botën, pasi u bashkua me ekipin e teatrit mega popullor “The Big Bang Theory”. Sot në figurën e saj e lidhim pikërisht me rolin e të dashurës së thjeshtë, por inteligjente dhe të veçantë të Sheldon Cooper. Cuditërisht, në seritë e filmit, Amy punon si një neurologe, por edhe aktorja Mayim Bialik në të vërtetë ka një doktoraturë në neurologji.