Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pse e urrej xhaxhanë tim, Adolf Hitler

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Pse e urrej xhaxhanë tim, Adolf Hitler

Një artikull i shkruar nga nipi i Adolf Hitlerit, u shit për më shumë se 700 stërlina nga një rishitës kanadez, nëpërmjet faqes së internetit “AbeBooks”. Autori quhej William Patrick Hitler, dhe ishte djali i Alois, vëllait të Fyhrerit. Ai u detyrua të arratisej në Shtetet e Bashkuara, pasi u përpoq të shantazhonte liderin nazist, duke e kërcënuar se do të zbulonte për median informacione në lidhje me jetën e tij private.

Babai i William u martua me irlandezen Brigid Dowling, dhe së bashku u zhvendosën për të jetuar në Liverpul, ku William Patrick u lind në marsin e vitit 1911. Disa vite më vonë, Alois e braktisi gruan e tij dhe djalin, dhe rikthehet në Gjermani, ku dhe u rimartua.

Artikulli, i titulluar “Pse e urrej xhaxhanë tim”, u botua në revistën “Look” në numrin e datës 4 korrik 1939, dhe përshkruan jetën e Hitlerit në shtëpinë e tij malore në Bershtesgaden, duke zbuluar disa histori mjaft interesante – për shembull, mënyra në të cilën Adolfi përdorte kamxhikun, dhe se si “argëtohej me gra të bukura”.

Pjesa u shkrua vetëm dy muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kur William jetonte tashmë në SHBA bashkë me nënën e tij, dhe tregon disa detaje që vetëm një i afërm i Hitlerit do të mund t’i dinte. Në veçanti, shkrimi flet për vizitën e nipit në shtëpinë e Fyhrerit në vitin 1936.

William mbërriti atje bashke më disa miq, dhe iu kërkua të shkojë drejt kopshtit. “Ai po pinte çaj në shoqërinë e disa grave të bukura. Kur na pa u ngrit, dhe me një goditje kamxhiku shënjestroi lulet. Përfitoi nga rasti për të më paralajmëruar të mos u tregoj më njerëzve se jam nipi i tij, dhe pastaj u kthye tek të ftuarit e tij duke fshikulluar ajrin me kamxhikun që mbante në dorë”- shkruan autori.

Prapa një fotoje të autografuar nga Fyhreri, raportohet në artikull, se nipi i Hitlerit shkroi: “Hëngrëm tortë dhe pana me krem, ëmbëlsira e tij e preferuar. Mbeta i impresionuar nga thellësia e tij, gjestet e tij femërore. Mbi kapotën e tij kishte zbokth”.

William Patrick u rrit në Mbretërinë e Bashkuar, por jeta atje nuk qe e lehtë: mbiemri i tij nuk shihej me sy të mirë, sidomos në vitet 1930, kur SA, skuadrat sulmuese naziste, morën pushtetin dhe fama ndërkombëtare e Adolf Hitlerit u rrit ndjeshëm.

Nipi i tij u transferua në Gjermani, ku u përpoq të gjejë një punë më të mirë, por kur i shkroi xhaxhait të tij për këtë gjë, udhëheqësi nazist e akuzoi atë për shantazh. Në fakt, nipi e kishte kërcënuar se do t’i tregonte shtypit se gjyshi nga babai i Hitlerit qe në fakt një tregtar hebre.

Kur William e kuptoi se për të gjetur një punë, do t’i duhej të merrte shtetësinë gjermane, u largua nga vendi në vitin 1939, dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artikujt e shkruar nga William mbi xhaxhanë e tij duke filluar nga viti 1931 nuk i pëlqenin Fyhrerit, që në një rast thirri urgjentisht në Berlin nipin e vet, të shoqëruar nga halla dhe babai i tij.

“Ai ishte i tërbuar”- dëshmon William në artikullin për revistën “Look”. “Dhe më detyroi t’i premtoj se do të tërheq të gjitha shkrimet e mia, duke kërcënuar madje se do të vriste veten në rast se do të publikoheshin detaje të tjera të jetës së tij private”.

William Patrick, përshkruan gjithashtu një vizitë të tijën në Berlin, kur familja Hitler po kalonte një moment të vështirë pas vdekjes së mbesës së Adolfit. “Kur vizitova Berlinin në vitin 1931, familja e tij po përjetonte një fazë të trazuar. Geli Raubal, vajza e motrës së Hitlerit dhe babait im, kishte kryer vetëvrasje. Të gjithë e dinin se ajo kishte pasur një lidhje intime me Hitlerin, dhe se ishte duke pritur një fëmijë prej tij. Kjo e shqetësoi shumë xhaxhanë im. Revolja e tij u gjet në afërsi të trupit të mbesës”.

William Patrick jetoi për pak kohë në Kuins të Nju Jorkut, përpara se të vendoste të ndryshonte emrin e tij në vitin 1946. Ai u martua me motrën gjermane të një miku të tij, me të cilin ndërtoi një familje në Suffolk County, Long Island. Ai vdiq në Nju Jork në vitin 1987.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: adolf hitlerBershtesgadenfyhreriGeli RaubalSHBAWilliam Patrick Hitler

TË LIDHURA

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

23:01 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë
Kryesore

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi
Kryesore

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

20:10 | 26/02/2026
Next Post
FOTO/ “Mbretëreshat Shqiptare të Turizmit”, jo vetëm det…

FOTO/ "Mbretëreshat Shqiptare të Turizmit", jo vetëm det...

Rama: PD-ja barrikada e fundit e sistemit të korruptuar

Rama: PD-ja barrikada e fundit e sistemit të korruptuar

PROFIL/ Brian Yee, njeriu i Donald Trump, që kërkon “të sjellë në vete” Ballkanin

PROFIL/ Brian Yee, njeriu i Donald Trump, që kërkon “të sjellë në vete” Ballkanin







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

by mirseda
23:01 | 26/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama riformatoi qeverinë këtë të enjte, pas mbledhjes maratonë të grupit të Partisë Socialiste. Ai...

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

21:24 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

20:10 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com