Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump paralajmëron Comey: Të shpresojë se nuk ekzistojnë “regjistrime”!

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump paralajmëron Comey: Të shpresojë se nuk ekzistojnë “regjistrime”!

Presidenti Donald Trump e ka përshkallëzuar përplasjen me ish-drejtorin e FBI-së James Comey, duke nënkuptuar se ekzistojnë regjistrime të fshehta të një prej bisedave të tyre private në fillim të këtij viti.

Presidenti i referohet një darke në Shtëpinë e Bardhë mes tij dhe zotit Comey ku është përqëndruar dhe pjesa më e madhe e polemikave.

Në një koment të bërë sot në “Twitter”, Presidenti Trump shkruante: “James Comey më mirë të shpresojë se nuk ekzistojnë “regjistrime” të bisedave tona, përpara se të përhapë informacione në shtyp!”

Shtëpia e Bardhë mohoi se fjala ishte për ndonjë kërcënim ndaj zotit Comey, shkruan “VOA”.

Në komentet që bëri të premten për rrjetin “MSNBC,” ish-Drejtori i Zbulimit Kombëtar, James Clapper, tha se ai nuk kishte dijeni nëse ka patur ndonjë bashkëpunim mes ekipit të fushatës së zotit Trump dhe zyrtarëve rusë. Ai tha e nuk mund të kishte dijeni, pasi kjo çështje është kompetencë e FBI-së.

Zoti Clapper tha se praktika e tij ka qenë gjithmonë që ta lërë në dorë të FBI-së “nëse i duhet thënë presidentit, apo se kur dhe çfarë i duhet thënë rreth një operacioni kundërzbulimi.”

Pohimet e tij bien ndesh me një koment të bërë me Twitter nga Presidenti Trump, ku ai thotë se zoti Clapper nuk beson se ka ekzistuar ndonjë bashkëpunim (me zyrtarët rusë).

Të martën, presidenti shkarkoi zotin James Comey nga detyra e shefit të FBI-së në një kohë kur ai po drejtonte një hetim mbi pretendimet për ndërhyje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 si dhe mbi një bashkëpunim të mundshëm mes Moskës dhe njerëzve të fushatës së zotit Trump.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë këmbëngulin se shkarkimi nuk ka të bëjë me hetimin, ndonëse presidenti duket se ka dëmtuar besueshmërinë e këtij pohimi me komentet e tij gjatë një interviste televizive të dhënë të enjten.

Tags: "regjistrime"!ComeyShtëpinë e BardhëTrump

TË LIDHURA

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person
Bota

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

09:31 | 07/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët
Bota

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Foshnja shpëton pas hedhjes nga dritarja — pamjet e momentit
Bota

Foshnja shpëton pas hedhjes nga dritarja — pamjet e momentit

21:02 | 06/06/2025
Next Post
I munguari i madh në ditën e protestës së opozitës

I munguari i madh në ditën e protestës së opozitës

Xhaferi: Ivanovin e presim deri më datë 19 maj, nuk kam nevojë që t’i lutem askujt

Xhaferi: Ivanovin e presim deri më datë 19 maj, nuk kam nevojë që t’i lutem askujt

Trump, Putin, Merkel… Për ku janë nisur?

Trump, Putin, Merkel… Për ku janë nisur?

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria përballë Serbisë, formacionet zyrtare të ndeshjes së vitit
Sport

Shqipëria përballë Serbisë, formacionet zyrtare të ndeshjes së vitit

by mirseda
19:37 | 07/06/2025
0

Shqipëria do të kërkojë fitoren ndaj Serbisë këtë mbrëmje, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Pak më parë...

Laert Vasili: Motra ime vdiq pasi i morën gjak për Enver Hoxhën

Laert Vasili: Motra ime vdiq pasi i morën gjak për Enver Hoxhën

19:35 | 07/06/2025
Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

19:21 | 07/06/2025
Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia

Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia

19:20 | 07/06/2025
Tifozët dhurojnë spektakël para ndeshjes ndaj Serbisë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri

Tifozët dhurojnë spektakël para ndeshjes ndaj Serbisë: Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri

18:55 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com