Policia e Shtetit dhe ajo e Tiranës, lidhur me protestën e opozitës gjatë ditës së nesërme do të angazhojë 1500 efektivë nga komisariatet e Tiranës, Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Në bazë të planit të hartuar nga uniformat blu, një rëndësi të veçantë do të ketë ruajtja e institucioneve të rëndësisë së veçantë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Gjithashtu, thuhet se siç është bërë traditë policet femra do të jenë në vijën e parë të përballë Kryeministrisë.
Midis protestuesve policia do të infiltrojë agjentë civilë të cilët do të fotografojnë protestuesit, dhe do të jenë të gatshëm të ndërhyjnë në ndonjë rast emergjent.
Në bazë të publikimeve nga simpatizantët e PD-së, protesta do të nis në orën 12:00 të mesditës por ende nuk dihet se kur do të përfundojë.