Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” në mbledhjen e mbajtur, mori vendim për aprovimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e segmentit “Kyçja në R6 (autostrada “Arbër Xhaferri”) deri në Bresalc, në gjatësi prej 21.6 kilometrash të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Me këtë vendim Ministria e Infrastrukturës autorizohet që t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe lidhjen e kontratës për projektin e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” në përputhje me Ligjin mbi prokurimin publik.
Vlenë të thuhet se autostrada në fjalë lidh Luginë e Preshevës me Kosovën, dhe ka gjatësi 47.1 kilometra.