Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ushtria e përdhunuesve të Stalinit, kur rusët abuzuan me çdo femër gjermane nga mosha 8-80 vjeç

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ushtria e përdhunuesve të Stalinit, kur rusët abuzuan me çdo femër gjermane nga mosha 8-80 vjeç

“Ushtarët e Ushtrisë së Kuqe, nuk i besojnë marrëdhënieve individuale me gratë gjermane”-shkruante dramaturgu Zakhar Agranenko në ditarin e tij, kur shërbente si oficer i marinës në Lindje të Prusisë. “Nëntë, dhjetë, dymbëdhjetë burra në të njëjtën kohë – ata i përdhunojnë ato kolektivisht”.

Ushtritë sovjetike, që përparuan në Lindje të Prusisë në janar të vitit 1945 në kolona të mëdha e të gjata, qenë një përzierje e jashtëzakonshme e modernes dhe mesjetares: trupat e tankeve me helmeta të zeza në kokë, kalorësit kozakë më postiqe lëkure të vendosura në shalat e kuajve, disa mjete të lehta të motorizuara, dhe pastaj një skalion i dytë me karrocat me kuaj.

Shumëllojshmëria e karaktereve në mesin e ushtarëve, qe po aq e madhe sa edhe pajisjet e tyre ushtarake. Kishte nga ana që pinin dhe përdhunonin shumë gra në mënyrë të paturpshme, dhe të tjerë që ishin komunistë, idealistë e të rreptë, si dhe përfaqësues të inteligjencës të tronditur nga një sjellje e tillë.

Beria dhe Stalini në Moskë, e dinin shumë mirë se çfarë po ndodhte nga një numër raportesh të detajuara. Në njërin prej tyre, thuhej se “shumë gjermanë deklarojnë se të gjitha gratë gjermane në Prusinë Lindore që mbetën pas, janë përdhunuar nga ushtarët e Ushtrisë së Kuqe”. Në to jepen shembuj të shumtë të përdhunimeve në grup – “vajzat nën moshën 18 vjeç, përfshirë edhe gra të moshuara”.

Marshall Rokosovski lëshoi urdhrin nr. 006 në një përpjekje për të drejtuar “ndjenjat e urrejtjes drejt luftimit të armikut në fushën e betejës”. Duket se pati pak efekt. Ndërkohë kishte edhe disa përpjekje arbitrare për të ushtruar autoritetin. Në një rast, komandanti i një divizioni pushkatarësh, qëlloi “personalisht një toger i cili qëndronte në rresht me një grup njerëzish para një gruaje gjermane të masakruar për vdekje që dergjej përtokë”.

Shumë oficerë kanë qenë të përfshirë vetë në sjellje të tilla, në një kohë që mungesa e disiplinës e bëri shumë të rrezikshme rivendosjen e rendit, mbi ushtarë të dehur dhe të armatosur me mitrolozë. Thirrja për t’u hakmarrë për atdheun, e rrënuar nga ushtria gjermane, kishte krijuar idenë se thuajse çdo mizori do të lejohej. Edhe shumë gra të reja ruse në radhët e ushtrisë dhe personelit mjekësor, nuk duket se e kundërshtonin një sjellje të tillë.

“Sjellja e ushtarëve tanë ndaj gjermanëve, sidomos ndaj grave gjermane, është absolutisht e drejtë!” – i tha një 21-vjeçare Agranenkos.

Disa gra gjermane, kujtonin më pas sesi ushtarakët sovjetike i shihnin dhe qeshnin, kur ato përdhunoheshin. Por, disa prej tyre u tronditën thellë nga ajo që panë në Gjermani. Natalia Gese, një mikeshë e ngushtë e shkencëtarit Andrei Sakharov, kishte vëzhguar aksionet e Ushtrinë e Kuqe në vitin 1945, në cilësinë e një korrespondenteje sovjetike të luftës.

“Ushtarët rusë përdhunuan çdo femër gjermane, nga mosha 8 deri në 80 vjeç”- tregoi ajo më vonë. “Ajo ishte një ushtri përdhunuesish”.

Konsumi i çdo lloj pijeje, duke përfshirë edhe kimikatet e rrezikshme të konfiskuara nga laboratorët, ishte një faktor i madh ndikues tek dhuna. Duket sikur ushtarët sovjetikë kishin nevojë për një kurajë të nxitur nga alkooli, për të sulmuar një grua gjermane. Por, pastaj, të gjithë pinin shpesh aq shumë, sa që nuk ishin në gjendje të përfundonin aktin, përdorur në vend të organit të tyre shishet dhe shkaktuar kësisoj lëndime të tmerrshme. Një numër i madh viktimash u gjymtuan në mënyrë të turpshme.

Tema e përdhunimeve masive të Ushtrisë së Kuqe në Gjermani, ka qenë kaq tabu në Rusi, sa edhe shumë vite më pas, veteranët refuzojnë të pranojnë atë që ka ndodhur realisht. Megjithatë, edhe ata pak që janë të gatshëm të flasin, janë krejtësisht të pa penduar. “Ato të gjitha ngrinin fundet për ne, dhe shtriheshin në krevat”- thotë ish-kreu i një kompanie tankesh. Ai madje vazhdoi të mburret se “dy milionë fëmijë tanët kanë lindur” në Gjermani.

Megjithatë, pasi vala e tërbimit fillestar të janarit 1945 u davarit, sadizmi u bë më pak i spikatur. Kur Ushtria e Kuqe mbërriti në Berlin tre muaj më vonë, ushtarët e saj qenë të prirur t’i shihnin gratë gjermane më shumë si një e drejtë rastësore e shtënies në dorë. Ndjenja e dominimit sigurisht që vazhdoi, por kjo ishte ndoshta pjesërisht një produkt i tërthortë i poshtërimit që ata vetë kishin vuajtur në duart e komandantëve të tyre dhe autoriteteve sovjetike.

Një numër forcash apo ndikimesh, kishin pasur pjesën e vet. Liria seksuale ka qenë një temë e një debati të gjallë brenda qarqeve të Partisë Komuniste gjatë viteve 1920, por gjatë dekadës që pasoi, Stalini siguroi se shoqëria sovjetike e përshkruante veten si praktikisht aseksuale. Kjo s’kishte të bënte me puritanizmin e vërtetë: por sepse dashuria dhe seksi nuk i përshtateshin dogmës së projektuar për të “deindividualizuar” individin. Nevojat dhe emocionet e njeriut duheshin shtypur.

Vepra e Frojdit ishte e ndaluar, divorci dhe tradhtia bashkëshortore diskutoheshin në mbledhje të hapura dhe diskreditoheshin nga partia. Doktrina e re ndaloi plotësisht çdo lloj edukimi seksual. Në artin grafik, skicat e grave me gjoksin gjysmë të ekspozuar, cilësoheshin si rrezikshmërisht  erotike. Ato duhej të maskoheshin nën kominoshet e punëtoreve.

Regjimi dëshironte qartazi që çdo formë e dëshirës, të konvertohej në dashuri për partinë dhe mbi të gjitha për shokun Stalin. Ushtarët më të keq-arsimuar të Ushtrisë së Kuqe, vuanin injorancën mbi seksin, dhe qëndrimet krejtësisht të paditura ndaj grave. Pra, përpjekjet e shtetit sovjetik për të shtypur epshin e popullit të tij, krijoi atë që një shkrimtar rus e përshkroi si një lloj “erotizmi të kazermave”, që ishte shumë më primitiv dhe i dhunshëm se sa “edhe pornografia më e fëlliqur e të huajve”.

Romancieri Vasili Grosman, korrespondent lufte në Ushtrinë e Kuqe, zbuloi shumë shpejt se viktimat e dhunës seksuale nuk qenë vetëm gjermanët. Edhe gratë polake, ukrainase apo bjelloruse kishin pasur të njëjtin fat. Vetëm në dy spitalet kryesore të qytetit të Berlinit, vlerësimet e viktimave të përdhunimit, shkonin nga 95.000 në 130,000 gra dhe vajza.

Më shumë se 10.000 prej tyre vdiqën, kryesisht si pasojë e vetëvrasjeve. Ndërkohë norma e vdekjeve mendohet të ketë qenë shumë më e lartë në mesin e 1.4 milionë viktimave të vlerësuara në Prusinë Lindore, Pomerani dhe Silezi. Mendohet se gjithsej u përdhunuan dy milionë gra gjermane, dhe një pjesë e konsiderueshme, në mos shumica, duket se patën pësuar përdhunime të shumëfishta. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Agranenkosstaliniushtria e kuqe

TË LIDHURA

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

08:26 | 22/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit
Aktualitet

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin
Aktualitet

A do të bien ‘bosët’? Flet prokurori i SPAK: Priten ‘pentito’ që do të trondisin

22:02 | 21/05/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 12 maj 2017

Shtypi i ditës, 12 maj 2017

Shtypi nga bota, 12 maj 2017

Shtypi nga bota, 12 maj 2017

Ja nga se shkaktohen dhimbjet e shpinës

Ja nga se shkaktohen dhimbjet e shpinës

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin
Aktualitet

Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin

by mirseda
14:54 | 22/05/2025
0

Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare më datën 29 maj në orën 12.00. Kryeparlamentarja...

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

14:51 | 22/05/2025
Akreditohet ndërkombëtarisht Kolegji Profesional i Formimit policor

Akreditohet ndërkombëtarisht Kolegji Profesional i Formimit policor

14:45 | 22/05/2025
Turqi/ Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

Turqi/ Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

14:20 | 22/05/2025
Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

14:12 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com