Fotografi i njohur Kevin Abosch vitin që shkoi, shënoi rekordin e shitjes të një prej fotografive të tij.
Fotografia e titulluar “Potato # 345”, është shkrepur në vitin 2010 si pjesë e një serie fotografish, raporton “Independent”.
Kjo fotografi e cila ka pasur në qendër “portretin” e një patateje irlandeze e zhytur në një sfondi të zi, është shitur për 1 milion euro.
Abosch, përveç fotografive portret të shtrenjta që realizon, ai është gjithashtu një fotograf i arteve të bukura, dhe kështu u bë edhe fotografi e patates.