Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Sa universale është gjuha e trupit?

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Sa universale është gjuha e trupit?

Pavarësisht rëndësisë së madhe që ne u japim fjalëve, të folura  apo të shkruara, pjesa më e madhe komunikimit që zhvillojmë përditë, ndodh nëpërmjet gjuhës së trupit.  Sipas studiuesit, Dr. Albert Mehrabian, vetëm 7 për qind e kuptimit që ne marrim nga komunikimi, vjen nga përdorimi i fjalës së folur. Një shtesë 38 prej për qind vjen nga toni i zërit, ndërsa pjesa dërmuese prej 55 për qind, vjen vetëm nga gjuha e trupit.

Megjithëse këto gjetje mbeten të diskutueshme, nuk ka asnjë diskutim se shprehjet e fytyrës, gjestet fizike, pozicionimi i trupit, dhe madje edhe modelet tona të frymëmarrjes, mund të sigurojnë një mori informacionesh jashtëzakonisht interesante, për t’u interpretuar nga të tjerët.  

Hulumtuesit kanë konstatuar prej kohësh, se lloje të caktuara të lëvizjeve të trupit dhe shprehjeve të fytyrës, mund të përcjellin informacione në lidhje me emocionet që ndodh të jemi duke përjetuar në një moment të caktuar. Por, a janë këto sinjale emocionale të formësuara nga kultura të ndryshme, apo janë universale për të gjithë njerëzit? Në një artikull të ri studimor të botuar së fundmi në revistën “Emotion”, përpiqet t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje nëpërmjet një studimi ambicioz ndërkulturor. Thalia Wheatley nga Dartmouth College dhe bashkëpunëtorët e saj udhëtuan drejt Ratanakirit në Kamboxhia, për të studiuar anëtarët e një fisi primitiv.

Një nga grupet indigjene që jeton në zonat malore të Kamboxhias, Kreung-ët janë ende të izoluar nga bota e jashtme, përveç kontakteve me vizitorë të rastit. Me ndihmën e përfaqësuesve të qeverisë lokale dhe autoriteteve që shërbyen si përkthyes, studiuesit xhiruan një seri videosh filmike duke shfaqur një mashkull Kreung, të cilit i kërkohej të shfaqte emocione të ndryshme (zemërim, neveri, frikë, lumturi, trishtim).

Pjesëmarrësi ishte një interpretues me përvojë i valleve dhe muzikës tradicionale të komunitetit Kreung, dhe kishte një përvojë të konsiderueshme në interpretimin para një audience. Në funksion të çdo shfaqjeje emocionale, pjesëmarrësit iu paraqitën skenarë të ndryshëm, ndërsa iu kërkua të realizojë çdo skenar sikur të ishte duke përshkruar personazhin.

Skenarët përfshinin fjali si: “Jam shumë i inatosur, që kam humbur disa sende në shtëpi” (zemërim), “Më vjen për të vjellë. Kjo supë është prishur” (Neveri): “Kam frikë. Pse ka kaq shumë tigrat në këtë pyll?” (Frikë): “Jam shumë i lumtur ta ndaj këtë histori me njerëz të tjerë” (Lumturi) dhe “Ndihem kaq i mjerë, qëkur fëmija im ka ikur diku larg”, (Trishtim). 

Këto video u përdorën më vonë në një studim që përfshiu 28 mësues dhe nxënës në Dartmouth (trembëdhjetë prej tyre qenë femra, dhe mosha mesatare ishte 21.9 vjeç), të cilët u pyetën për të gjykuar emocionet që ishin duke u shfaqur në ekran.

Videot u transmetuan në mënyrë rastësore dhe pa zë, dhe përsëriteshin në mënyrë të vazhdueshme. Në studimin e parë, të gjithë pjesëmarrësve iu tha të zgjidhnin nga një 5 etiketat emocionale, dhe iu kërkua të shihnin me kujdes çdo video me kujdes përpara se të bënin një zgjedhje. Rezultatet treguan një normë suksesi prej 85 për qind, çka ishte shumë më e madhe nga ajo që mund të pritej rastësisht.

Nga emocionet e studiuara, pjesëmarrësit ishin më të saktë tek vlerësimi i frikës, e pasuar nga zemërimi, neveria dhe trishtimi. Lumturia ishte emocioni më me pak gjasa për t’u vlerësuar saktësisht, ndonëse pjesëmarrësit shënuan një përqindje më të mirë se sa ajo rastësore. Në një tjetër studim, një grup videosh u përgatitën me protagoniste një grua amerikane që shfaqte tri emocione pozitive (lumturia, dashuria, krenaria) dhe tri negative (zemërimi, frika, trishtimi)  duke përdorur vetëm gjuhën e trupit.

Videot iu shfaqën më pas 26 personave të fisit Kreung (11 prej të cilëve qenë femra). Përkthyesit i ndihmuan duke i shpjeguar eksperimentin, dhe atë çfarë duhej të bënin ata. Në vend se t’u jepeshin etiketa të veçanta emocionale si në eksperimentin e parë, Kreung-ëve iu kërkua të përshkruanin emocionet me fjalët e tyre. 

Rezultatet treguan, se ata prireshin të ishin mjaft të saktë në gjetjen e saktë të emocioneve që po i shfaqeshin në ekran. Shkalla e përgjithshme e saktësisë ishte 62 për qind, edhe pse saktësia e tyre në zbulimin e emocioneve të veçanta si zemërimi dhe lumturia qenë shumë më të larta (pothuajse të gjithë e përshkruan me saktësi gjestin që përcillte zemërimin).

Rezultatet e këtyre studimeve, sugjerojnë se lëvizjet e trupit mund të përcjellin emocione të tilla si zemërimi, frika, trishtimi, edhe për individët që u përkasin kulturave të ndryshme. Duke përdorur grupe të largëta fisnore si Kreung-ët që duhet ende të asimilohen, sikurse ka ndodhur me shumë shoqëri të tjera të lashta në të shkuarën, Thalia Wheatley dhe kolegët e saj ishin në gjendje të tregonin se sinjalet emocionale mund të jetë universal, përderisa ato reflektojnë nevojat themelore njerëzore dhe dëshirat që ndajnë të gjithë njerëzit me njëri-tjetrin.

Tags: Albert MehrabianDartmouthgjuha e trupituniversale

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
Nga demagogët tek mjegullnaja mendore: Efektet anësore të epokës së informacionit

Nga demagogët tek mjegullnaja mendore: Efektet anësore të epokës së informacionit

Finalja e “Cardiffit”, Reali i Madridit përballë Juventus

Finalja e “Cardiffit”, Reali i Madridit përballë Juventus

Paqja në Siri, vendoset data e takimit Trump-Putin

Paqja në Siri, vendoset data e takimit Trump-Putin







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com