Zbulohet strategjia që Partia Socialiste do të ndjekë për t’u kërkuar votat qytetarëve shqiptarë.
Ashtu siç kryeministri Rama ka praktikuar në fjalimet e tij, në strategji u kërkohet kandidatëve për deputetë që të shpjegojnë në detaje reformat e ndërmarra nga Qeveria, t’u premtohet se ka ende shumë për të bërë si dhe të vërë në pah diferencat mes PS-së dhe PD-së.
“Nëse do të ecim përpara me PS-në drejt ndërtimit të shtetit, punësimit dhe mirëqenies apo nëse do të kthehemi pas me PD-në, duke e zhytur vendin në kaos dhe rrënim si në 1997-n”, theksohet në mesazhet që kandidatët duhet t’u thonë qytetarëve.