Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sopranoja shqiptare interpreton të shtunën në SHBA. Ermonela Jaho: “Madame Butterfly”, një histori e ndjenjave njerëzore/VIDEO

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Sopranoja shqiptare interpreton të shtunën në SHBA. Ermonela Jaho: “Madame Butterfly”, një histori e ndjenjave njerëzore/VIDEO

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho ngjitet për herë të parë në skenën e Operës Kombëtare të Uashingtonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nisur nga kjo e shtunë, me interpretimin e saj në rolin kryesor, në veprën e Xhakomo Puçinit, “Madame Butterfly”.

Ermonela rrëfen në një intervistë për Saimir Sulaj TV, emocionet që përjeton në çdo shfaqje, të cilat, siç shprehet, ajo i sheh gjithnjë si të jetë shfaqja e parë dhe e fundit e saj.

Artistja me famë botërore heq një paralele mes historisë së kësaj opere, si histori e ndjenjave njerëzore dhe alkimisë në mesin e grupit të këngëtarëve që interpretojnë në shfaqje.

Sopranoja jonë e njohur nuk e fsheh në asnjë çast dashurinë e madhe për Shqipërinë dhe për skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, të cilën e prek me emocionin më të madh, paçka se ka interpretuar në teatrot më të mëdhenj të botës. Madje ajo na rrëfen edhe një peng të jetës.

“Madame Butterfly” është një nga operat më të njohura botërore, e kompozuar nga italiani Xhakomo Puçini. Ajo përshkruan historinë e adoleshentes japoneze Çion-Çion San e cila me këmbëngulje dhe përkushtim arrin të mposhtë fatkeqësitë e jetës dhe beson deri në fund në dashurinë e vërtetë dhe familjen. Kur ëndrra e saj merr fund, ajo vret veten, duke e mbyllur çdo gjë tragjikisht.

Ermonela do të interpretojë në teatrin e “Kennedy Center” në kryeqytetin amerikan, duke nisur nga mbrëmja e kësaj të shtune, gjer më 20 maj.

https://www.youtube.com/watch?v=04IgsKnAE6k

 

Tags: “Madame Butterfly”ermonela jahointerpretonKennedy Center”SHBAsopranoja shqiptareTeatrit të Operës dhe Baletit

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane
Kultura

Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

15:01 | 25/11/2025
Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine
Aktualitet

Të shtëna me armë në Lushnje, qëllohet drejt një makine

10:49 | 25/11/2025
Next Post
SHBA, liberalizimi kanabisit rrit numrin e adoleshentëve në spitale

SHBA, liberalizimi kanabisit rrit numrin e adoleshentëve në spitale

Zgjedhjet lokale, Zaev: Mund të bëhen në shtator

Zgjedhjet lokale, Zaev: Mund të bëhen në shtator

UEFA po mendon të ndryshojë formulën e penalltive

UEFA po mendon të ndryshojë formulën e penalltive







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim
Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim

by mirseda
14:04 | 26/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së...

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave

13:23 | 26/11/2025
Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

13:08 | 26/11/2025
Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com