Vendimi i Kryeministrit Rama për tërheqjen e kandidatit për kryetar Bashkie në Kavajë, ka bërë që kreu i PD-së, Lulzim Basha, të anulojë mbledhjen e sotme me strukturat e PD-së në këtë qytet dhe të mbajë fjalën e përditshme nga çadra.
Fjala e Bashës
Republika e re sapo shënoi fitoren e sajë të parë.
Falenderimi ynë i parë është për qytetarët fisnik të Kavajës, për të rinjt dhe të rejat, për të gjithë të cilët kthyen planin e Edi Ramës.
Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata qytetarë të cilët kanë merita në këtë fitore, por edhe ata qytetarë të cilët kishin vendosur të mos shkonin në zgjedhjet e Kavajës përballë alternativës që i’u ishte ofruar.
Tashmë, ne e dimë, shqiptarët e dinë, bota e di dhe Edi Rama e di të vërtëtën e fasadës së shëmtuar.
Padyshim, kjo është një betejë që Kavaja mund ta fitonte edhe e vetme ashtu si nisi lëvizja “Liri- Demokraci”.
Ndryshe nga 27 vite më parë, tirania e krimit dhe drogës e dinte se në 7 maj do të kishte para vetëm qytetarët fisnik të Kavajës, por do të kishte para qytetarët e gjithë Shqipërisë.
Është Ky bashkim i pa precedent i Shqiptarëve që kalion kufijët e ëdo parashikimi dhe bëhët gati të fitojë betejën për betejën e “Shqipërisë Evropiane”.
Faktori i destabilizimit nuk jemi ne, por janë bandat e krimit që bëheshin gati të rëmbenin jo vetëm zgjedhjet por gjithçka, janë bandat e Rilindjes së inkriminuar.
Është moment të përsëris ftesën time për tju drejtuar Ramës dhe mazhorancës se e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike.
Paqësor por të vendosur, kjo lëvizje që nisi si bashkimi më i madh i shqiptarëve për zgjedhje të ndershme do të vazhdojë .
Teatri i kukullave ka marrë fund.
Kujtojmë se sot kjo protestë ka hyrë në ditën e 77-të të saj.