Organizata “TIKA” e cila ka financuar një projekt për ndërtimin e një muri rrethues në varrezat e vjetra në Prizren, ka vendosur një tabelë në të cilën varrezave u referohet si “Varrezat e Osmanlinjve”.
“Muri rrethues i Varrezave të Osmanlinjve (Karabash) është ndërtuar nga ana e Administratës Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim Turke (TIKA)”, shkruhet në tabelën e vendosur tek varrezat e qytetit të Prizrenit.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile në Kosovë, Naim Cahnai, i cili thotë se ky veprim i TIKA’s nuk është bërë pa dijeninë e institucioneve lokale e atyre qendrore.
“Paradoksi nuk eshte ndryshe. Varrezat e vjetra te prizrenasve quhen varreza te osmanlive. Ky veprim nuk eshte i bane pa vetedije, e as pa dijen e institucioneve lokale apo qendrore. Imagjinoni me nje te ardhme te afert me pas kesi tabele tek varrezat aktuale edhe te cilesume si varreza te “jugosllaveve”. Inferioritet, pa shtet. Marre”, ka shkruar aktivisti në facebook.