Hetuesit gjermanë dyshojnë se inteligjenca zvicerane spiunoi një zyrë të qeverisë së tyre. Është përgjuar zyra e cila po përpiqej të kapte shtetasit gjermanë që nuk kishin paguar taksat, raporton “BBC”.
Pretendimet e hetuesve gjermanë erdhën pas arrestimit të një spiuni të dyshuar zviceran në një hotel në Frankfurt. Spiuni dyshohet se ka përgjuar, me anë të një pajisje, brenda Ministrisë së Financave. Hetuesit dyshojnë se pajisja i mundësoi spiunëve zviceran të zbulonin emrat e hetuesve të taksave. Gjithashtu gjermanët dyshojnë se operacioni drejtohej nga Shërbimi Informativ Federal Zviceran (FIS).