Kreu i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka mbajtur fjalën e dhënë se do të vendoste në zyrë flamurin shqiptar.
Ai ka zhvilluar sot një takim me Samuel Zhbogar, në zyrën e tij në Parlament, si dhe ka publikuar disa foto nga ky takim.
Ajo që të bie në sy është flamuri shqiptar, i vendosur në tavolinën e tij të punës, krahas flamujve të tjerë.