Ish-kryeministri, Sali Berisha, komenton në Facebook takimin e kryeministrit, Edi Rama, në Korçë, me të rinjtë që votojnë për herë të parë në këtë qytet.
Berisha në Facebook shkruan: “ Noriega takim në Korçë me dhjetëra autobusë nga Elbasani deri në Ersekë!”. Për të vërtetuar këtë ish-kryeministri publikon një video, e cila filmon targat e autobusëve që kanë sjellë simpatizantët e Partisë Socialiste në takimin me Ramën.