Pas dështimit të negociatave me kreun e PD-së, pavarësisht ndërhyrjes së Flekenstein dhe McAllister, Rama ka vendosur të takojë sërish Metën.
Takimi mes liderëve të koalicionit qeverisës, nisi para pak minutash dhe po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.
Nuk dihet se cila do të jetë lëvizja e radhës së krerëve të koalicionit qeverisës.
Negociatat dështuan, pasi Basha kërkoi që edhe kryeministri të ishte teknik, propozim ky që hasi në kundërshtimin e shefit të qeverisë.
Kjo ka qenë kërkesa e vetme që ka sjellë dështimin e negociatave, të cilat zgjatën më shumë se 5 orë.
Bashës, po ashtu, iu propozua edhe kreu i KQZ-së, Avokati i Popullit, disa drejtori të policisë në qarqe, që do të ofronin siguri në zgjedhjet e përgjithshme, si dhe të drejtën e presidentit konsensual. Por, Basha i qëndroi kërkesës për kryeministër teknik dhe sistem elektronik për zgjedhje, gjë që ka sjellë dështimin e negociatave.