Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, në Sukth të Durrësit, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri.
Sipas policisë, një prej viktimave është Ervin Dalipaj, i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës së dytë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj, ndërkohë që janë ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve.
Dalipaj ka qenë me profesion ish-oficer Policie, me funksione të ndryshme në Policinë e Elbasanit dhe Tiranës, në SHKB dhe, vitet e fundit, shef Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, me gradën Komisar, i përjashtuar nga detyra më datë 01.12.2013, me motivacionin për dekonspirimin e operacionit për lojërat e fatit.
“Më datë 25.04.2017, rreth orës 13: 55, në afërsi të vendit të quajtur”Mbikalimi i Sukthit” janë vrarë me armë zjarri, shtetasit E.D. dhe Xh.D. Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip Audi. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.