Dy shqiptarë u arrestuan në flagrancë, duke transportuar me dy automjete në vendin e quajtur Paliuri, pranë Igumenicës, 211 kilogramë Cannabis Sattiva.
Policia, ndërkohë, nuk bënë publik emrat e tyre, por deklaron se dy të arrestuarit janë 27 dhe 30-vjeç. Autoritet greke thanë se kishin informacion se po transportohej sasi droge nga kufiri shqiptar në brendësi të territorit grek.
Prej informacioneve rezultoi se lënda narkotike ishte fshehur në dy automjete me targa greke, të përdorura nga trafikantët. Ata iu thanë policëve se do ta dërgonin kanabisin në Athinë, ku do t’ua dorëzonin anëtarëve të tjerë të bandës, edhe ata shtetas shqiptarë.
Gjykata e Igumenicës, vendosi masën e sigurisë “burg pa afat”, si dhe vendosi të sekuestrojë dy automjetet dhe celularët e trafikantëve. Në kërkim u shpallën dhe 2 anëtarë të tjerë të organizatës.