Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Francë dhe francezët e kanë një kandidat të preferuar e kjo është zgjedhje individuale. Ne mund të flasim për kandidatin me pak të preferuar që ndoshta për shqiptarët është Marine Le Pen.
Le Pen, në një intervistë televizive në emisioni “Bourdin Direct”, kohë më parë, ka deklaruar se shteti francez nuk duhet të pranojë kërkesat që vijnë nga shtetas shqiptar për azil.
Sipas saj, as që duhet shqyrtuar kërkesa e tyre dhe jo më t’u jepet statusi i azilantit, duke rekomanduar kështu dëbimin e shqiptarëve. “Kërkuesit më të mëdhenj për azil janë shqiptarë, as që duhet t’i pranojmë kërkesat e tyre”, tha Le Pen, gjatë një intervistës.