Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Eureporter: Kriza politike mund të prodhojë dhunë

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Eureporter: Kriza politike mund të prodhojë dhunë

Eureporter flet për frikën e episodeve të reja të dhunës, përpara vizitës së delegacionit të Parlamentit Evropian në Shqipëri, duke kujtuar në shkrimin e tij më të fundit mbi situatën politike të vendit, se si i ka kërkuar kreydiplomatja e bllokut, opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike, t’i japë fund bojkotit parlamentar e të riangazhohet në procesin legjislativ.

Kërkesa e Federica Mogherinit, shkruan Martin Banks, vjen në mesin e shtimit të tensioneve në Shqipëri dhe në vigjiljen e mbërritjes së delegacionit të BE-së, në 24 prill, qëllimi i të cilit është të ndihmojë në zgjidhjen e ngërçit. Pretendohet se ligjvënësit e opozitës po e bojkotojnë Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, një kriter kyç i nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Brukselin, thuhet në artikull.

Opozita shqiptare thotë se kabineti aktual do të manipulojë votimet e kërkon dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve të caktuara në 18 qershor. Por, Mogherini është një prej zërave që shprehin shqetësim mbi këtë bojkot, duke e cilësuar refuzimin e opozitës për t’u regjistruar në zgjedhje si një veprim “për të ardhur keq”. Debati politik duhet zhvilluar brenda Parlamentit, është këshilla e shefes së diplomacisë evropiane, që i kërkon opozitës të sillet me përgjegjshmëri.

Ndërhyrja e saj vjen në sfondin e një shtimi të tensioneve në vend, vazhdon Europorter, i cili kujton se si Lulzim Basha i kërkoi mbështetësve të PD-së të bllokojnë rrugët kombëtare paraditen e së hënës, kur duhet të mbërrijnë negociatorët e PE-së. Ekziston frika se vizita e delegacionit do të përkojë me një shpërthim të ri dhune në rrugët e Tiranës, thekson shkrimi, dhe ajo përforcohet akoma më shumë nga komentet debatndjellëse të Bashës dhe thirrjet e tij: Doni luftë? Luftë do të keni!

Kërcënimi i dhunës ka hedhur një hije mbi zgjedhjet e qershorit, ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2013, kur u vra një aktivist. Si për të treguar se skenarë të tilla nuk janë dhe aq të pagjasa, Eureporter përmend 21 janarin. Delegacioni i Parlamentit Europian, i drejtuar nga kryesuesi i komitetit me shumë influencë të çështjeve të jashtme në PE, David McAllister, do të përpiqet të davarisë tensionet në Tiranë.

Burime të besueshme brenda PE-së thonë se është e qartë tashmë që Europa po përgatitet për mundësinë e mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike. Ata thonë se kjo do të rezultojë e vështirë, por e menaxhueshme. Reagimi i Lulzim Bashës ka qenë i prerë: “Nuk ka dhe nuk ka për të pasur dhunë. Ka dhe ka për të pasur qëndresë dhe vendosmëri paqësore e demokratike”.

Thirrjes së Mogherinit i ka bërë jehonë edhe zëvendëspresidenti i delegacionit të PE-së në Shqipëri, kroati Ivan Jakovçiç, që i bëri gjithashtu thirrje opozitës që të hyjë në zgjedhje, sepse ato janë rruga e vetme për një sistem demokratik e një shoqëri paqësore. / Top Channel

TË LIDHURA

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional

15:46 | 24/02/2026
GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’
Aktualitet

GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

15:16 | 24/02/2026
Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn
Aktualitet

Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

15:14 | 24/02/2026
Next Post
Kriza politike në Maqedoni, SHBA: Do ketë sanksione, nëse nuk formohet qeveria e re

Kriza politike në Maqedoni, SHBA: Do ketë sanksione, nëse nuk formohet qeveria e re

Idrizi: Ngërçin politik në vend mund ta zgjidhin vetëm gratë

Idrizi: Ngërçin politik në vend mund ta zgjidhin vetëm gratë

Eliminimi nga Juventusi përçan Barcelonën, MSN kundërshtojnë Enriquen

Eliminimi nga Juventusi përçan Barcelonën, MSN kundërshtojnë Enriquen







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional

by mirseda
15:46 | 24/02/2026
0

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, zhvilloi një takim me Avokatin e Popullit, z. Endrit Shabani, me...

GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

15:16 | 24/02/2026
Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

15:14 | 24/02/2026
Tabaku në Bruksel: Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor

Tabaku në Bruksel: Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor

15:08 | 24/02/2026
Shqyrtimi i kërkesës së Veliajt, kryebashkiaku merr kohë për tu njohur me aktet

Kërkoi ndryshimin e masës, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn

15:06 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com