Pesë automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa mësohet se shkak i përplasjes është frenimi i automjetit të parë.
Si pasojë, kjo ka sjellë përplasjen në zinxhir të automjeteve, duke shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka të lënduar, ndërsa pas aksidentit është bllokuar njëra korsi e autostradës.