Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama se po i jepet kohë opozitës për t’u rikthyer në institucione, kreu i PD-së, Lulzim Basha, iu kundërpërgjigj me radikalizim të aksionit qytetar.
Lulzim Basha ka shpallur vendimin e opozitës së bashkuar për të bllokuar për 60 minuta, ditën e hënë, rrugët kombëtare të vendit, si shenjë mostërheqjeje nga kërkesat e saj.
Basha paraqiti tre kushtet e opozitës për dialogun që pritet të nxitet të hënën, mes qeverisë e opozitës, me ardhjen në Tiranë të dy negociatorëve ndërkombëtarë, zv/presidentit të PPE-së, David Mc Allester dhe raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.