Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në kryesinë e Kuvendit.
Takimi i kreut të LSI-së me Idrizin ka zgjatur rreth 30 minuta në zyrën e Metës, menjëherë pasi ka dështuar raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit.
Mendohet se në fokus të takimit është zgjidhja e ngërçit politik dhe zgjedhjet.
Ndërkohë, në të njëjtën orë, pasditen e sotme është mbajtur edhe takimi i kreut të PD-së me aleatët.