Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i janë drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve.
Pavarësisht se shtyrja e afatit të regjistrimit bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe dita e fundit është ajo e sotmja, dy partitë kryesore i janë drejtuar KQZ-së për të bërë të mundur regjistrimin e tyre në një periudhë të mëvonshme, nisur kjo edhe nga kërkesa specifike e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kërkon zgjidhjen e krizës politike me opozitën, për ta përfshirë edhe këtë të fundit në zgjedhje.
Letra e plotë:
Drejtuar: Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ)
I nderuar z. Kryetar,
Te nderuar anetare te KQZ,
Me ane te ketij komunikimi, ne respekt te neneve 64 dhe 65 te ligjit nr. 10019, date 29.12.2008 (i ndryshuar) “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise”, i cili rregullon perkatesisht ne lidhje me regjistrimin e partive politike ne zgjedhje si dhe ne lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, duke parashikuar si afat perkatesisht periudhen kohore “jo me vone se 70 dite perpara dates se zgjedhjeve” dhe “jo me vone se 60 dite perpara dates se zgjedhjeve” dhe, duke pasur parasysh qe afati ne lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore permbushet ne date 19.04.2017, ne mbeshtetje te neneve 41 e vijues te Kodit te Procedurave Administrative, ju drejtohemi me kete kerkese.
Partia Socialiste, Levizja Socialiste per Integrim dhe partite e tjera te Aleances per Shqiperine Europiane jane ne perpjekje te vazhdueshme per te negociuar me opoziten, per te mundesuar pjesemarrjen e plote te te gjithe spektrit ekzistues politik te vendit ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 18.06.2017. Ne kete kontekst social-politik, i cili nuk mund te neglizhohet nga asnje institucion publik ne vend e, aq me pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kerkojme nga ana juaj nje qendrim ne lidhje me mundesine per te shtyre afatin e regjistrimit te partive politike ne
zgjedhje (neni 64 i Kodit Zgjedhor) dhe te regjistrimit te koalicioneve zgjedhore (neni 65 i
Kodit Zgjedhor).
Ne gjykimin tone, tejkalimi i afateve te parashikuara nga nenet 64 dhe 65 te Kodit Zgjedhor me disa dite, ne nderkohe qe nuk do te sillte asnje pasoje penalizuese, nga ana tjeter do te kontribuonte per te krijuar hapesira per te siguruar nje proces sa me gjitheperfshires.
Duke ju falenderuar paraprakisht,
Partia Socialiste
Kryetar i Grupit Parlamentar,
Levizja Socialiste