Kreu i shtetit, Bujar Nishani, ka apeluar edhe një herë ndaj palëve politike për të dialoguar mbi krizën politike në vend, duke theksuar se vetëm përmes kësaj rruge mund të arrihen standardet që pretendojnë të dyja palët.
“Historia na ka mësuar që dialogu është mjeti më i mirë, por përmes dialogut arrihet edhe kompromisi, mirëkuptimi dhe respektimi i standardeve, të cilat janë të detyrueshme për te gjitha palët” – tha Nishani, gjatë një aktiviteti, në qytetin e Beratit.