Në ditën e 60-të të protestës, Basha ka pritur, në çadër, artistë për të zhvilluar një takim me ta. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së ritheksoi se opozita kërkon qeveri teknike dhe se nuk tërhiqet nga vendimi i saj.
“Kauza jonë bashkon të djathtë e të majtë. Ramës nuk i mjafton as Meta e as aleatët e tjerë.
Gjendja është kritike, ndaj ne po ofrojmë zgjidhje, por Rama nuk e lëshon karrigen se ka frikë nga gjykimi.
Ai thotë se mori 1 milion vota, por në fakt ato janë 1 milion shuplaka për ne. Këtu do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe vetëm qeveri teknike.
Sot jam më i qetë dhe më i gëzuar se dje. Jemi inxhinierë të Republikës së Re, që është e pashmangshme.
Nëse keni mendime tjera, n.q.s doni apo rekomandoni tërheqje, dua ta dëgjoj. Asnjë tërheqje, vetëm qeveri teknike, si kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme.
Gëzuar 60 ditë të festës për liri e demokraci.
Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët!”, tha Basha.