Shumë prej nesh e lënë qumështin te dera e frigoeriferit, por a e dini se po bëni një gabim të madh?
Kjo, sepse ky veprim, mund t’ju kushtojë shumë.
Të paktën kështu sugjeron “Good Housekeeping”, e cila shkruan se mosorganizimi i mirë i ushqimeve në frigorifer, mund të na helmojë.
Konkretisht, dera është pjesa më e ngrohtë e frigoriferit, prandaj mundësia që qumështi të prishet është më e madhe.
Kështu, sugjerohet që qumështi të mbahet në pjesën e poshtme, ose të mesme të rafteve të frigoriferit, pasi janë më të ftohta.