Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ahmetaj: Opozita kërkon të provokojë trazira në Kavajë dhe në gjithë vendin

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ahmetaj: Opozita kërkon të provokojë trazira në Kavajë dhe në gjithë vendin

I deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, Arben Ahmetaj, tha se opozita kërkon që ta kthejë Kavajën në një mollë sherri në të gjithë Shqipërinë.

“Kërkon të thyejë çdo lloj ligji. Të bëjë një, le të themi takim, apo protestë nëse doni, në datën e zgjedhjeve, duke shkelur dhe heshtjen zgjedhore, duke shkelur çdo lloj ligji, çdo lloj normaliteti politik dhe duke provokuar qytetin e Kavajës”, u shpreh Ahmetaj gjatë prezantimit të kandidatit të PS-së, Klodian Shehi, për kreun e bashkisë së Kavajës.

Ahmetaj vuri në dukje se nuk duhet të tregohet forca, pasi, sipas tij, ajo mund të rëndojë mbi qytetarët e Kavajës dhe gjithë qytetarët e vendit.

“Qyteti i Kavajës nuk mund të provokohet nga askush dhe qyteti i Kavajës nuk mund të bëhet pjesë e një sherri të paprincipë që opozita do të hapë në kurrizin e Kavajës dhe në kurriz të Shqipërisë. Kështu që sfida jonë do të jetë pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Kavajës në zgjedhje atë ditë. Ne nuk kemi nevojë të tregojmë forcë, forca jonë qëndron tek modestia. E dyta, ne do të do të marrin çdo qytetar që kërkon të zgjedhë Kryetarin e vet të Bashkisë së Kavajës. Ne kemi shumë punë për të vazhduar” – theksoi i deleguari i Kryesisë së PS-së për Kavajën.

Ahmetaj shpjegoi edhe qëndrimin e Partisë Socialiste mbi situatën politike të momentit: “Siç e shikoni opozita refuzon të dialogojë, rezfuzon të dialogojë për zgjidhjen e një ngërçi artificial. Nuk është krizë politike. Ne e kemi thënë do të ketë zgjedhje me 18 qershor, shqiptarët do të votojnë me 18 qershor. Ne kemi thënë që votimet, zgjedhjet nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe prandaj do të shkojmë në 18 qershor në zgjedhje. Ne themi dhe do ta themi, që nuk ka qeveri teknike. Ne jemi gati të dialogojmë për çdo gjë, por për datën e zgjedhjeve dhe për qeveri teknike, ne nuk dialogojmë. Ne dialogojmë për çdo gjë, jemi të hapur të dialogojmë pa kushte, të ulemi në tryezë me opozitën, të diskutojmë çfarë të duan ata, por jo për mandatin e dhënë kësaj qeverive me 1 milionë vota. Qeverisja është përgjegjësi nuk është privilegj” – përfundoi Ahmetaj.

 

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Barcelona nën presion, kërkon 3 pikët ndaj Sociedatit

Barcelona nën presion, kërkon 3 pikët ndaj Sociedatit

Dëmtohet Dybala, mungon ndaj Barcelonës

Dëmtohet Dybala, mungon ndaj Barcelonës

Sulmet e mundshme terroriste, policia merr masa shtesë për festën e Pashkëve

Sulmet e mundshme terroriste, policia merr masa shtesë për festën e Pashkëve







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com