pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahistipobetpashagamingdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetjojobetjojobetdeneme bonusujojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetjojobet girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Pashkët, Kryepeshkopi Anastas uron besimtarët: Të ecim në një jetë të re

9 vjet ago
in Të Gjitha

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u ka përcjellë një mesazh besimtarëve me rastin e Pashkëve. Kryepeshkopi Anastas u bën thirrje besimtarëve: “Ripërtëritja që buron prej ngazëllimit paskal, le të jetë aspirata dhe përkujdesja jonë.”

Mesazhi i plotë i Pashkës nga Kryepeshkopi Anastas
Triumfi i Ngjalljes së Jisu Krishtit mbi padrejtësinë, dhunën e mbi të gjitha mbi mëkatin dhe vdekjen, që është plotësimi i veprës së Tij mbi dhé për ripërtëritjen e mbarë botës, e mbushin përsëri me ngazëllim zemrën tonë.

Krishti, Biri i Perëndisë dhe “Biri i njeriut”, jo vetëm që duroi vdekjen e tmerrshme në Kryq, por të tretën ditë u ngjall së vdekurish, “me anë të fuqisë së lavdishme të Atit” dhe mbetet përgjithnjë Zoti i Ngjallur. Ngjallja është vula që siguron unikalitetin madhështor të Jisu Krishtit. Miliarda njerëz erdhën në këtë botë; shumë prej tyre çuditën me inteligjencën, fuqinë dhe entuziazmuan turmat, por, në fund, të gjithë u mposhtën nga vdekja. Jisui, me sakrificën dhe Ngjalljen e Tij, e shkeli vdekjen dhe e shfuqizoi pushtetin e saj.

Kisha, Trupi mistik i Krishtit, jeton dhe vepron në rrjedhën e kohës brenda dritës së Ngjalljes së Tij. Veçanërisht ne Ortodoksët e kremtojmë dhe e përjetojmë Pashkën në mënyrë intensive.
Në këtë të kremte të tërëndritshme, nuk meditojmë thjesht për një ngjarje historike tronditëse, por ftohemi të shkojmë drejt ripërtëritjes së rrugës sonë shpirtërore, “që të ecim në jetë të re”. E kremtja e Pashkës na fton gjithashtu të ndërgjegjësohemi për të kuptuar më thellë pagëzimin tonë.

Apostulli i Liturgjisë Hyjnore të së Shtunës së Madhe na mëson: “Sa u pagëzuam në Jisu Krishtin, në vdekjen e tij u pagëzuam; u varrosëm bashkë me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, siç u ngjall Krishti prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në jetë të re” (Rom. 6:3-4).

Krishti i Ngjallur na fton në ripërtëritje të vazhdueshme “në një krijesë të re” (2 Kor. 5:17). Ai na fton të ripërtërijmë marrëdhënien tonë personale me Atë. Ripërtëritja e vazhdueshme shpirtërore vetjake është element përcaktues i jetës së krishterë. Ftohemi të ripërtërijmë besimin tonë në fuqinë e Perëndisë, në Përkujdesjen dhe në Planin e Tij çlirimtar, që të jetojmë në Krishtin, të fuqizojmë përpjekjen tonë që të sundojë e vërteta dhe drejtësia, si dhe të forcohen solidariteti e dashuria. Krishti na fton të ripërtërijmë sigurinë se shpresa do të shpërbëjë dëshpërimin, jeta do të mposhtë vdekjen.

Kjo ripërtëritje shumë e fuqishme kryhet brenda ngazëllimit paskal me anë të gëzimit që Ngjallja rrezaton brenda nesh. Ne besimtarët, të pagëzuar në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, e ndiejmë këtë gjë më thellë. Sa më e ndërgjegjshme bëhet siguria jonë në Ngjalljen e Krishtit, aq më shumë fuqizohet ripërtëritja dhe ngazëllimi ynë.

Por rrezatimi i ngazëllimit paskal përhapet shumë më gjerë. Ashtu si fotonet dalin prej dritës diellore dhe shkojnë në vendet më të largëta e të errëta të krijesës, edhe rrezet e ndritshme të gëzimit paskal prekin në mënyrë mistike ata që ndodhen larg saj apo lëkunden midis besimit dhe mosbesimit.

Ngazëllimi paskal na dhurohet për ta ndarë më pas edhe me njerëz të tjerë. Për Pashkë është zakon që, sapo të ndezim llambadhen tonë, ta çojmë flakën e saj edhe te të tjerët. Kjo simbolizon detyrimin e besimtarëve për të transmetuar, njësoj si apostujt, Lajmin e Gëzuar të Ngjalljes.

Zoti i Ngjallur na siguron se “m’u dha çdo pushtet në qiell dhe përmbi dhe”. Dhe këtë e plotësoi duke na thënë: “Shkoni, pra, dhe mësoni të gjitha kombet…”. Këtu kemi të bëjmë me një pasojë, me një “pra”: nuk mundeni të kufizoheni në shpëtimin dhe ngazëllimin tuaj personal, por duhet ta përhapni Lajmin e Gëzuar edhe tek ata që nuk e njohin. Ky lajm nuk mund të mbahet i mbyllur vetëm brenda një komuniteti, është për mbarë njerëzit, për popujt, për ripërtëritjen e botës.

Dhe një sqarim tjetër i nevojshëm: Pashka nuk është një e kremte e kufizuar vetëm në një ditë ose vetëm në një periudhë të caktuar, rrezatimi i saj përhapet gjatë gjithë vitit. Çdo të Diel, sipas traditës adhuruese orthodhokse, mendimet, himnet kishtare, zemra jonë mbushen përsëri nga lajmi i gëzuar i Ngjalljes. Fryma e Ngjalljes dhe morali i saj vulosin jetën e krishterë. Shpresa e Ngjalljes i fal kuptim rrugës sonë. Kisha Orthodhokse është mbi të gjitha Kisha e Ngjalljes.
Bij të shtrenjtë më Zotin, le ta kremtojmë, pra, këtë vit, me ndërgjegjësim sa më të madh, të kremten e tërëndritshme të Pashkës. Dhe le t’i lutemi Zotit të Ngjallur të ripërtërijë jetën tonë me të vërtetën e Tij. Të ripërtërijë fuqinë tonë mes vështirësive të ndryshme të epokës sonë. Të na dhurojë fuqi që t’i bëjmë rezistencë dekadencës. Të ripërtërijë entuziazmin tonë për nisma krijuese. Ndaj le të jetojmë çdo ditë me ngazëllimin paskal, i cili nuk e injoron realitetin e ashpër të jetës, por e tejkalon dhe e transformon me hirin dhe fuqinë e Krishtit të Ngjallur.

Pra, ripërtëritja që buron prej ngazëllimit paskal, le të jetë aspirata dhe përkujdesja jonë.
Krishti u Ngjall!

TË LIDHURA

Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Të Gjitha

Turistja amerikane shpëton nga aksidenti: “E pashë autobusin të përmbysej në sekonda”

19:13 | 30/06/2026
Next Post

Jahmir Hyka vazhdon të shkëlqejë me San Hose Earthquakes/Video

Derbi i Italisë, Interi kryeson 2-0 ndaj Milanit

Ja të huajt që do të vijnë, të zgjidhin krizën e shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com