Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Reagimi i Ambasadës ruse, në Tiranë, ndaj shkrimit të botuar në gazetën “Shekulli”

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Reagimi i Ambasadës ruse, në Tiranë, ndaj shkrimit të botuar në gazetën “Shekulli”

Nga Ambasada ruse është pritur me habi të madhe, artikulli i gazetarit shqiptar z. Isuf Kurtaj, botuar më 14 prill 2017, në gazetën “Shekulli”. Në titullin e materialit të tij “të bujshëm”, autori informon publikun se Rusia gjoja po përgatit plane për të organizuar një atentat ndaj kryetarit të Partisë Demoktarike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha. Duket vërtet paradoksale, por në vetë tekstin e artikullit, në variantin e tij të shtypur në gazetë, Rusia nuk përmendet në asnjë rast.

A sjell z. Kurtaj ndonjë provë të “dyshimeve” të tij? Natyrisht që jo. Në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, mbështetur mbi thashetheme dhe spekulime, gazetari në fjalë ngre ndaj Rusisë një akuzë shumë të rëndë, e cila nuk mund të cilësohet ndryshe, veçse një shpifje.

Titulli bombastik i përdorur nga autori është një shembull shumë i qartë i asaj “sëmundjeje”, që me kohë ka pushtuar gazetarinë perëndimore dhe, e cila, siç duket, ka filluar të depërtojë edhe në Shqipëri. Ambasada, me gjithë respektin që ka për gazetën “Shekulli” dhe stafin e saj, konstaton me keqardhje se kjo gazetë në këtë rast është bërë e ngjashme me mediat perëndimore, të cilat po e fryjnë me vetëmohim mitin për të ashtuquajturin “kërcënim rus”, dhe preferojnë ta shohin “dorën e Moskës” në ngjarje dhe fenomene nga më të befasishmet.

Në gjykimin tonë, artikulli i z. Kurtaj përbën një mungesë profesionalizmi, është një shembull i manipulimit të opinionit publik, si dhe mungesës së respektit ndaj lexuesve. Është për të ardhur keq, që gazetari nuk e quan si diçka të domosdoshme verifikimin e vërtetësisë së të dhënave që transmetohen për publikun. Përhapjen e trillimeve të këtij lloji, ne e shohim si të papranueshme dhe aspak të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve Rusi-Shqipëri.

Shpresojmë se drejtuesit e gazetës “Shekulli” do të bëjnë një analizë objektive të situatës, dhe do të formulojnë një reagim të përshtatshëm ndaj këtij komenti të Ambasadës.

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Erdogan cilësohet si “shpëtimtari i botës” / FOTO

Erdogan cilësohet si "shpëtimtari i botës" / FOTO

KKT-ja miraton ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës

KKT-ja miraton ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës

Nesër vuloset fati i koalicionit PS-LSI

Nesër vuloset fati i koalicionit PS-LSI







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com