Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, kreu i saj, Ilir Meta, duke folur për krizën politike dhe vijimin ose jo të koalicionit me Partinë Socialiste, i adresoi një mesazh kryeministrit Edi Rama. Sipas Metës, të gjithë po mundohen t’i ngushtojnë litarin njëri-tjetrit.
Meta i kujtoi Ramës se zgjedhjet në 2013 i fitoi me ndihmën e LSI-së, ndaj, sipas tij, është koha për tolerancë dhe jo për forcë.
“Në këtë situatë, duke qenë të bindur se koalicioni PS-LSI që fitoi para 4 vitesh bindshëm dhe e gjithë KQZ iu la Berishës, pati një klimë jo të lehtë. Unë besoj se një koalicion i tillë e ka më të thjeshtë për të fituar dhe konfirmuar me zgjedhje të qeta, mos harro që tani kemi edhe PDIU-në. Ndaj nuk duhet parë si çështje force se kush është më i fortë dhe se kush e tërheq litarin më fort. Duhet parë si çështje tolerance”, – tha Meta.