Adriatik Llalla po zhvillon një takim urgjent në Prokurorinë e Durrësit.
Ai shoqërohet nga drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Mësohet se në këtë takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, po diskutohet çështja e trafikimit të lëndëve narkotike.
Vetëm para pak ditësh u zbulua një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Brindizit.