Komandanti i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Tonin Marku, ka pohuar se Shërbimi Informativ i Ushtrisë, Forca Ajrore dhe ajo Detare, do të angazhohen në planin e luftës kundër hashashit.
Marku, gjatë një interviste për “Top Channel” u shpreh se angazhimi i ushtrisë nuk do të thotë që do të kryejnë operacione në terren dhe as nuk do të kryejnë veprime shtesë.
Sipas tij, për këtë qëllim janë orientuar pilotët, që të sinjalizojnë për çdo zonë ku dyshojnë apo kanë të dhëna nga strukturat e tjera që mund të jetë mbjellë lëndë narkotike.
Më herët, këtë lajm e ka bërë publik zëvendëskryeministri Peleshi.