Dy shqiptarë, nga Vushtria e Kosovës, kanë dhënë nga 2.500 euro për të siguruar viza dhe kontrata pune në Gjermani, por gjithçka ka qenë vetëm një mashtrim.
Ata janë takuar me tre persona, të cilët i kanë siguruar se me shumën 2.500 euro, do t’u jepnin vizë. Fillimisht, shqiptarët kanë paguar nga 400 euro, ndërsa në janar të këtij viti, ata kanë dhënë edhe nga 1.000 euro. Më pas, personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës.
Por, kur kanë shkuar në Ambasadën gjermane në Prishtinë, shqiptarët kanë parë se janë mashtruar, pasi kontratat e punës figurojnë të pavlefshme.
Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa policia ka nisur hetimin mbi ngjarjen.