Në raportin e publikuar dje nga Komisioni Europian theksohet se rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor, është forcuar më tej gjatë 2016-ës.
Lajm i mirë për Shqipërinë është se, së bashku me vendet e tjera të rajonit, ka shënuar rritjen më të lartë që nga viti 2008.
Gjithashtu, raporti pasqyron performancën ekonomike për tremujorin e parë të 2017-ës, për vendet kandidate dhe kandidatët potencialë.
Sakaq, në programin e Reformave Ekonomike të qeverisë shqiptare, të paraqitur për periudhën 2017-2019, në Komisionin Europian, në fund të janarit, planifikohet një rritje vjetore prej 4.2% në tre vite, shkruan monitor.al .
Megjithatë, në raport shkruhet se situata e pazgjidhur politike, në prag të zgjedhjeve parlamentare më 18 qershor mund të ketë pasur një ndikim të uljes së aktivitetit ekonomik në tremujorin e parë të vitit 2017, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar.
Ndërsa investimet dhe konsumi privat vazhdojnë të mbështesin rritjen në rajon.