Është zbuluar një laborator përpunimi kanabisi në Skrapar, ku janë gjetur 1.2 tonë drogë.
Mësohet se laboratori është ndër më modernët për përpunimin e kanabisit dhe brenda tij u gjetën të mbjella në vazo mbi 2.000 rrënjë hashash.
Gjithashtu, në laborator është gjetur edhe një sasi e madhe kanabisi e tharë. Hetimet janë zhvilluar nga strukturat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.