Mazhoranca përjashtoi, dje, Shpëtim Idrizin e PDIU-së, pas votimit të komisionit ad hoc, i cili do të merret me seleksionimin e kandidatëve, që do të jenë pjesë e organeve të Vettingut.
Kështu, Idrizi mori votën e Metës, por jo të Ramës. Kjo nuk u ka pëlqyer mbështetësve të PDIU-së, teksa e pyesin Ramën se përse i përjashtoi çamët. Kryeministri shprehet se nuk bëhet fjalë për përjashtim, por është çështje përgjegjësish.
Më poshtë replikat:
Qytetari: O Edi po si na përjashtove nga vetingu more zotëri?? Dhe ne çamërit që mendonim se me ty do ishte ndryshe.
Rama: Hahaha si ju perjashtova, a jeni ne vete a s’jeni ne vete?! Është çështje përgjegjësish zotëri nuk është punë hallve, partia që udhëheq ka edhe përgjegjësinë më të madhe, si thua ti njësoj është përgjegjësia kur ke 65 deputetë dhe kur ke 5?! Jo mik, dhe ky nuk quhet përjashtim nga Vetingu, aspak, sepse Vetingun do ta bëjnë të tjerë s’do e bejnë partitë! Shëndet
Qytetari: Po po BRAVO për sheshet, por PËRSHESHET me aleatët apo aq tu desh PDIU-ja, dëgjo edhe mua plakun: Mbaje mirë me PDIU-në se si dihet hë xhan.
Rama: S’ka asnjë përshesh, kush udhëheq ka përgjegjësinë më të madhe, nuk ndajmë stola ndajmë përgjegjësi.