Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pollo: Kriza politike zgjidhet kur t’i mbushet mendja Ramës. Meta, pjesë e kauzës sonë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pollo: Kriza politike zgjidhet kur t’i mbushet mendja Ramës. Meta, pjesë e kauzës sonë

Në vijim të qëndrimit të Partisë Demokratike për mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, deputeti i kësaj force politike, Genc Pollo, thekson se kriza midis mazhorancës dhe opozitës do të zgjidhet vetëm përmes qeverisë teknike.

Në një intervistë për Tirana Today, Pollo vë në dukje se jeta politike në vend do të kthehet në normalitet, kur të bindet kryeministri Rama dhe kur mazhoranca të bëjë kompromis, sipas kushteve të Partisë Demokratike. Ndërsa shpjegon se LSI është bërë pjesë e kauzës së Partisë Demokratike.

Z. Pollo, si e gjykoni situatën aktuale politike, kur pavarësisht angazhimeve të fundit të faktorit ndërkombëtar, palët ende vijojnë të mos arrijnë në një mendje për të zgjidhur krizën politike?

Çdo përfaqësues normal i komunitetit ndërkombëtar e ka shprehur shqetësimin se zgjedhjet parlamentare të këtij viti mund të blihen e vidhen. Në sintoni me qëndrimet e hershme të PD-së, tani janë edhe shumë parti nga të dy krahët e poltikës. Mendoj se Rama, me të tijët e për leverdi të tij, mbetet stoik në refuzimin e realitetit. Kriza do të zgjidhet kur të kapërcehet ky handikap.

Si e cilësoni ftesën e Ramës për të dialoguar me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, për të arritur një marrëveshje, me kushtin që të mos cenohet Kushtetuta dhe që opozita të rikthehet në Kuvend për të miratuar vetingun e Reformës në Drejtësi?

Mesa di unë Rama nuk kishte dërguar përfaqësuesin për të përgatitur një takim pune. Pra, dëshmon se nuk do takim pune e negociata serioze, por vetëm vijimin e spektaklit permanent.

Në qoftë se Rama zbret për bisedime në Çadër, cilat janë pikat që PD dhe aleatët e saj nuk do tolerojnë për t’u negociuar?

Një qeveri teknike tranzitore.

Si ka mundësi që PBDNJ-ja e Dules dhe ‘‘Aleanca Kuqezi’’ e Spahiut  janë vëllazëruar nën hijen e çadrës? Kjo vjen nga domosdoshmëria për zgjedhje të  lira apo nga qëllimi për të rrëzuar Ramën? Si duket kjo në optikën tuaj?

Zgjedhjet e lira si kauzë e interes, dhe druajtja apo bindja se Rama i vjedh, qenkan zamka politike më efektive.

Nisur nga deklarata e fundit e z. Basha, ku mirëpret LSI-në për ‘‘Qeverinë e Besimit’’, a po mundohet PD-ja të afrojë LSI-në për një koalicion të mundshëm para dhe pas zgjedhor?

LSI reagoi. Më mirë vonë se kurrë. Më mirë konsistente, sesa ambivalente. Kauza e zgjedhjeve të lira është mbi ndasitë e tjera. Sa për koalicionet parazgjedhore, e kështu me radhë, janë përjashtuar publikisht e këtu nuk ka të reja për të thënë.

Intervistoi: Orest Çipa/Tirana Today

TË LIDHURA

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Aktualitet

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

13:09 | 15/08/2025
Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia
Aktualitet

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

11:14 | 15/08/2025
Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore
Aktualitet

Trafik a*mësh me furgon udhëtarësh / Burg për Francesk Mecaj

10:44 | 15/08/2025
Next Post
Blushi: Partitë e vjetra, të lidhura me krimin. Nuk ofrojnë më asnjë zgjidhje

Blushi: Shqipëria është paralizuar. PD, PS dhe LSI, banda që ju grabisin çdo ditë

Vendi më i varfër rrit kontributet për NATO-n

Vendi më i varfër rrit kontributet për NATO-n

Kur dy vende hynë në luftë për një ndeshje futbolli

Kur dy vende hynë në luftë për një ndeshje futbolli

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

10:35 | 08/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!
Bota

BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!

by mirseda
13:20 | 15/08/2025
0

Planet e Izraelit për ngritjen e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, janë kritikuar ashpër nga BE-ja,...

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

13:09 | 15/08/2025
Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

12:02 | 15/08/2025
Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

11:14 | 15/08/2025
Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore

Trafik a*mësh me furgon udhëtarësh / Burg për Francesk Mecaj

10:44 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com