Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Qeveria amerikane shton fondet për Shqipërinë

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Qeveria amerikane shton fondet për Shqipërinë

Qeveria amerikane ka rritur më tej, mbështetjen me fonde për Shqipërinë, duke rritur në shumën e financimit për programin e forcimit të shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë te gjerë, të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse. Në Kuvend është depozituar për ratifikim, ndryshimi i marrëveshjes së vitit 2013, mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane. Ndryshimi konsiston në shtimin e shumës së financimit të deritanishëm, të vënë në dispozicion në formë granti nga pala amerikane, me më shumë se 6.35 milion dollarë duke rritur kështu totalin e shumës së obliguar nga USAID-i deri tani, nga 33.6 milion dollarë në 40 milion dollarë, shkruan SCAN. Ky shtim i masës së financimit bën që totali i kontributit të USAID-it për periudhën 2013-2018 të rritet e të arrijë në 60 milion dollarë.

“Ndryshimi i propozuar në marrëveshjen e ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë, krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, vjen si rezultat i akordimit nga pala amerikane të një fondi shtesë prej 6 353 265 USD-sh, duke e çuar shumën e vënë në dispozicion, palës shqiptare, deri në këtë moment në 40 025 302 USD. Ndërkohë, nëpërmjet këtij ndryshimi, shuma totale e ndihmës financiare të parashikuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2013 –2018, nga 35 262 000 USD bëhet 60 000 000 USD”, shkruhet në relacion. Po për çfarë do të përdoren fondet shtesë? Referuar marrëveshjes, fondi shtesë prej 6.35 milion dollarë do të alokohet, me qëllim arritjen e objektivave dhe të rezultateve në tri fusha kryesore, të cilat janë:

– Forcimi i sundimit të ligjit. Në këtë fushë shtesa shkon për projektin “Drejtësi për të gjithë”, një projekt pesëvjeçar (2016-2021), me vlerë 9 milionë USD, që do të ndihmojë drejtuesit e gjykatave për të përmirësuar punën e gjykatave shqiptare, duke futur standardet e plota juridike për efikasitet, transparencë, qasje dhe llogaridhënie. USAID-i do të sigurojë ndihmë për organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarisë investigative dhe organeve të medias për të forcuar rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformave të drejtësisë dhe si vëzhgues për zbatimin e reformave.

– Qeverisja vendore. Projekti i planifikimit dhe qeverisjes lokale i USAID-it siguron asistencë teknike dhe trajnim të qeverisë së Shqipërisë dhe për institucionet shqiptare të qeverisjes vendore, për të mbështetur përpjekjet e tyre për të zbatuar me sukses legjislacionin e decentralizimit, politikat dhe reformat. Projekti mbështet funksionet e qeverisë lokale, të tilla si planifikimi, përmirësimi i shërbimeve lokale, si dhe forcimi i kapaciteteve të 11 njësive vendore në mbledhjen e taksave, menaxhimin financiar, si dhe menaxhimin e aseteve publike. Projekti ndihmon gjithashtu, qeverisjen vendore, në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat dhe përgjegjësitë e funksioneve të qeverisjes vendore të qytetarëve dhe  pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen lokale.

– Konkurrueshmëria. Ndërhyrjet e USAID-it në përmirësimin e aftësisë konkurruese të biznesit dhe forcimin e sektorit financiar për të mbështetur më mirë zhvillimin ekonomik dhe sigurinë financiare përfshijnë:

  1. rritjen e qasjes në financim për SME-të, fermerët dhe agrobizneset;
  2. promovimin e biznesit social.

Projekti, për të cilin do të alokohet shtesa, është një projekt për turizmin, i cili ka filluar të zbatohet me bashkëfinancimin e qeverisë suedeze (nëpërmjet SIDA-s).

 

 

TË LIDHURA

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK
Politikë

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK

19:22 | 05/11/2025
Nis takimi i Ramës me deputetët e majtë në selinë e PS
Politikë

Nis takimi i Ramës me deputetët e majtë në selinë e PS

19:14 | 05/11/2025
Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor
Aktualitet

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

18:44 | 05/11/2025
Next Post
Atentat në qendër të Vlorës, vritet për larje hesapesh 35-vjeçari

Atentat në qendër të Vlorës, vritet për larje hesapesh 35-vjeçari

Çfarë ka ndodhur më 10 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 10 prill ndër vite?

Vrau fqinjin para 22 vitesh për motive pronësie, arrestohet, në Vlorë, autori

Vrau fqinjin para 22 vitesh për motive pronësie, arrestohet, në Vlorë, autori







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK
Politikë

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK

by mirseda
19:22 | 05/11/2025
0

Ka nisur në selinë rozë, mbledhja e deputetëve të qarkut të Tiranës, e thirrur me urgjencë nga...

Nis takimi i Ramës me deputetët e majtë në selinë e PS

Nis takimi i Ramës me deputetët e majtë në selinë e PS

19:14 | 05/11/2025
Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

18:44 | 05/11/2025
Gjermania pritet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Ukrainën, mbi 10 miliardë euro vitin e ardhshëm

Gjermania pritet të rrisë ndjeshëm ndihmën për Ukrainën, mbi 10 miliardë euro vitin e ardhshëm

18:42 | 05/11/2025
Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

17:34 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com