Një person është vrarë me armë zjarri në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve” dhe në momentin e të shtënave kanë qenë shumë persona të tjerë aty pranë.
Burime nga vendi i ngjarjes thonë se viktima është Artan Cuku.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.
Viktima ka qenë punonjës në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur edhe detyra të rëndësishme në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit.
Ai ka drejtuar policinë e Vlorës në vitet 2012-2013 dhe ka qenë nën drejtor i Policisë së Tiranës në vitet 2009-2011.
Në drejtorinë e përgjithshme të Policisë ai ka drejtuar hetimet e Krimeve të Rënda.