Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shqiptarëve u vonohen rrogat, 55% me probleme në punë

9 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Shqiptarëve u vonohen rrogat, 55% me probleme në punë

Inspektoriati i Punës ka publikuar një raport të detajuar, lidhur me tregun e punës në Shqipëri dhe raportet punëdhënës-punëmarrës.

Sipas këtij raporti, në vitin që lamë pas, rreth 70.000 punëmarrës më shumë kanë marrë shërbimin e inspektimit nga inspektorët e punës për të drejtat e tyre të ligjshme, ndërsa ka pasur një rritje të ndërgjegjësimit sa i takon cënimeve në vendin e punës, shkruan Blitz.al.

Në raportin e publikuar, vihet re se pjesën më të madhe e zënë ankesat lidhur me “cenim të marrëdhënieve të punësimit”, të cilat zënë 54.7%.

Një tjetër ankesë, që radhitet pas cenimit të marrëdhënieve të punës, është pikërisht “mospagesa e pagave të prapambetura”, e cila zë 21.2%, për të vazhduar më tej me ankesën lidhur me “ndërprerje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës”, e cila zë 9.6%, siç duket edhe në tabelën e mëposhtme.

Më tej, në raportin e publikuar shkruhet se  numri i subjekteve të sanksionuara, gjatë vitit 2016, ishte 117, me vlerë rreth 32 mln lekë, nga të cilat: 74 gjoba me vlerë 21.7 lekë në inspektimet e planifikuara, 27 gjoba me vlerë 6.5 mln lekë në inspektimet për shkak ankese, 16 gjoba me vlerë 3.7 mln lekë në inspektimet për shkak aksidenti.

Gjithashtu, në raport jepen të dhëna të tjera, lidhur me ankesat e mbërritura në ISHPSHSH apo me aksidentet në punë, të cilat vijojnë si më poshtë:

– Janë inspektuar 3700 subjekte më shumë krahasuar me një vit më parë.

– 1200 punëmarrës më shumë se një vit më parë, janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

– Janë raportuar 117 subjekte, të cilat u evidentuan në të zezë, në të cilat 128 punonjës punojnë krejtësisht të pambrojtur.

– Është arritur të formalizohet marrëdhënia e punës për 98% të 475 punëmarrësve informal të konstatuar.

– Nga 353 ankesa të ardhura në ISHPSHSH, 236 prej tyre ose 67% u zgjidhën në favor të ankuesve.

– 124 subjekte më shumë se një vit më parë, kanë ngritur Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë.

– 4700 subjekte më shumë se një vit më parë, përdorin pajisje mbrojtëse kolektive dhe individuale.

– 270 punëmarrës më pak janë konstatuar të diagnostikuar me sëmundje profesionale, krahasuar me një vit më parë.

– Këtë vit, 31 punëmarrës më pak të aksidentuar në punë.  

Tags: pakenaqesite ne punepunonjesit shiptarevonesa ne rroge

TË LIDHURA

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri
Ekonomi

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rënia e çmimit zgjati vetëm 1 ditë/ Bordi i Transparencës e rrit sërish koston e naftës
Aktualitet

Rënia e çmimit zgjati vetëm 1 ditë/ Bordi i Transparencës e rrit sërish koston e naftës

10:30 | 28/03/2026
Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim
Aktualitet

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

11:49 | 27/03/2026
Next Post
Korçë, i moshuari në karrocë me rrota përplaset nga autobusi

Korçë, i moshuari në karrocë me rrota përplaset nga autobusi

Autogoli i jep 3 pikët Shqipërisë ndaj Kosovës

Autogoli i jep 3 pikët Shqipërisë ndaj Kosovës

Edhe PDIU shpërthen ndaj Nikollës: Duhet të jesh i çmendur të mbrosh reformën në arsim

Edhe PDIU shpërthen ndaj Nikollës: Duhet të jesh i çmendur të mbrosh reformën në arsim







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com