Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Isak Njutoni dhe Guri Filozofal

8 vjet ago
in Të Gjitha
Isak Njutoni dhe Guri Filozofal

Zack Pelta Heller 

Në 290-vjetorin e vdekjes së “babait të shkencës moderne”, ekspertët e fondacionit “Chemical Heritage”, shqyrtuan studimin e tij pak të njohur mbi alkiminë dhe rolin e saj në zbulimet e tij shkencore

Sapo Xhejms Volkel, kurator i librave të rrallë në Fondacionin “Chemical Heritage”, pa dorëshkrimin e shekullit XVII të Isak Njutonit, gjatë përgatitjeve të një ankandi, kuptoi se ai qe autentik. Së pari, dorëshkrimet e Njutonit qenë tepër të njohura për Volkelin. Pastaj, ishte edhe mënyra përmes së cilës Njutoni krijoi dorëshkrimin, duke marrë një fletë më të madhe, palosur atë përgjysmë dhe krijuar një broshurë të vogël. 

Shkencëtari anglez qe në gjendje të kopjonte dhe mbante shënime mbi receta të gjata për eksperimentet në alkimi. Në këtë rast, Njutoni kishte kopjuar një recetë të titulluar “Praeparatio Mercurii ad Lapidem per Regulum Martis Antimoniatum Stellatum et Lunam” ose “Përgatitja e Mërkurit për Gurin Filozofal”. 

Por, pasi u verifikua dorëshkrimi, u ngrit një pyetje shumë më e madhe: Çfarë sugjeron ky dokument në lidhje me se atë se si alkimia ndikoi tek Njutoni, fizikanti i shkëlqyer, astronomi, dhe shpikësi i makinës llogaritëse? Ashtu si vetë recetat e fshehta, shumëçka mbetet e zhytur në mister në lidhje me arsyet e Njutonit për të studiuar këtë shkencë pararendëse të kimisë moderne. Ndoshta po aq i çuditshëm ka qenë ndryshimi i vetëdijes së publikut mbi Njutonit si alkimist, që ndryshoi në mënyrë dramatike në shekujt të cilët pasuan vdekjen e tij, në vitin 1727. 

Po përse Njutoni e kërkoi Gurin Filozofal?

Njutoni shkroi rreth 1 milionë fjalë rreth alkimisë. Sipas Volkel, “shumë njerëz nuk kanë njohuri rreth punëve alkimike të Njutonit, por ato qenë shumë të rëndësishme, pasi zinin një pjesë të madhe të vëmendjes së tij intelektuale”. Ngjashëm me kontributetet novatore të Njutonit në degët e shumta të shkencës, studimet e tij mbi alkiminë u shtrinë në disa dekada, dhe ishin intensive si në fokus, ashtu edhe në zbatim. Faktet tregojnë se alkimia ndikoi çdo gjë tek zbulimet e Njutonit në lidhje me vetitë spektrale të dritë të bardhë, deri tek të kuptuarit prej tij të natyrës së materies në aspektin e grimcave të vogla. 

Sigurisht, një pjesë e eksperimenteve alkimike të Njutonit përqëndrohej tek metalurgjia dhe shndërrimi i një metali në një metal tjetër. “Njutoni kreu një gamë të madhe eksperimentesh alkimike. Por pa dyshim, ashtu si gjithë të tjerët, përpjekja për të prodhuar ar ishte pjesë e synimit” – nënvizon eksperti. Mërkuri sofik i përmendur në titullin e dorëshkrimit, njihej edhe si mërkuri “Filozofik”, për të cilin alkimistët besonin se mund të shpërbënte metalet në përbërës më të vegjël, që më pas mund të përdoreshin për të prodhuar metale të ndryshme. 

Ky proces cilësohej thelbësor për krijimin e Gurit Filozofal, substancës legjendare që mund të transformojë metalet bazë, si plumbi, në ar. Ajo çka spikat në këtë recetë të veçantë janë shënimet e Njutonit. Teksa kopjonte recetën, ai ka korrigjuar disa matje, duke vendosur në kllapa proporcionet që ai besonte se qenë të pasakta. 

Përveç kësaj, në anën e pasme të dorëshkrimit, Njutoni ka lënë shënime në gjuhën angleze mbi një nga eksperimentet e veta laboratorike për distilimin e shpirtit nga një mineral plumbi. Kështu, ndërsa dorëshkrimi në vetvete nuk shpjegon se si merkuri sofik mund të përdoret për të prodhuar Gurin Filozofal, dhe as nuk të lejon të mbërrihet në përfundimin se Njutoni u përpoq të krijojë mërkurin sofik, ndikimi i thellë që alkimia pati në studimet e Njutonit është i pamohueshëm. 

Po pse emri i tij nuk është lidhur më gjerësisht me alkiminë? Rreth kohës së vdekjes së shkencëtarit të famshëm, alkimia fitoi një imazh negativ. Volkel rrëfen se teksa kimistët po kërkonin gjithnjë e më shumë njohjen profesionale, ata u detyruan të distancohen nga alkimia që kishte si synim prodhimin e arit, çka cilësohej si një mënyrë e pandershme përfitimi. Kimia më pas u ripërcaktua, duke e klasifikuar përfundimisht alkiminë tek pseudoshkencat.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 Artikulli origjinal mund ta lexoni këtu: http://www.biography.com/news/isaac-newton-alchemy-philosophers-stone

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post

“Hakmarrja” e Ilir Metës

Rondalo, Bale dhe Kroos lihen pushim për Atletikon

Rondalo, Bale dhe Kroos lihen pushim për Atletikon

Vajza e Jozefina Topallit revoltohet kundër kolegëve të së ëmës

Vajza e Jozefina Topallit revoltohet kundër kolegëve të së ëmës

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Ndjek vetëm atë në Instagram, Kaderi ngacmon Xhenetën për Gjestin: Jemi vetëm shokë
Showbizz

Ndjek vetëm atë në Instagram, Kaderi ngacmon Xhenetën për Gjestin: Jemi vetëm shokë

by mirseda
21:45 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me...

Skene horror në det/ 11 trupat gjenden në një varkë në Karaibe

Skene horror në det/ 11 trupat gjenden në një varkë në Karaibe

21:42 | 28/05/2025
Gjestit i shfaqet fytyra e re në foto, larg Xhenetës dhe Eglit

Gjestit i shfaqet fytyra e re në foto, larg Xhenetës dhe Eglit

21:11 | 28/05/2025
Bastisje në 8 objekte, arrestohen katër persona për trafik armësh

Bastisje në 8 objekte, arrestohen katër persona për trafik armësh

21:00 | 28/05/2025
Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

20:55 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com