Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ngjarjet e Shkodrës në ’92, Hajdari: Ndonjëri mund të ketë thënë “vrijeni qenin”

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ngjarjet e Shkodrës në ’92, Hajdari: Ndonjëri mund të ketë thënë “vrijeni qenin”

Rudina, vajza e Azem Hajdarit ka kujtuar të atin e vet me një fjalim të mbajtuara nga ai në qytetin e Shkodrës, pas ngjarjes së 2 prillit 1992. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Hajdari i ka kërkuar Gramoz Ruçit, ministër i Brendshëm asokohe, të zbardhë ngjarjen. Vajza e vetë ka premtuar se të gjitha fjalimet e bëra nga Azemi do të mblidhen dhe do t’i vihen në dispozicion publikut.

Fjalimi i Azem Hajdarit në ’92:

I nderuar zoti Kryetar,
Të nderuar deputetë,
Të nderuara zonja dhe zotërinj, i nderuar trup diplomatik,
(incizimi nuk dëgjohet.) …për demokracinë dhe jam shumë i lumtur që kombi ynë do të jetë një komb demokratik; pushoi diktatura e proletariatit.
Për të mos e zgjatur më tepër, unë flas këtu, sepse në zonën time ka vdekur ai që ka votuar për mua një ditë më përpara. Jam interesuar në hetuesi, ky djalë gjatë gjithë aktivitetit të tij nuk ka bërë asnjë akt të kundërligjshëm. Rrjedh nga një familje e varfër, punëtore dhe u vra në rrugë nga njerëz të porositur.
Vëllezër deputetë, e quaj të domosdoshme t’ju quaj “vëllezër”, sepse nuk po flas nga pozita partiake. E quaj të domosdoshme, sepse po flas në emër të popullit, duke e quajtur veten djali i tij, djali i Shkodrës, duke e quajtur veten se do të jem në gjendje të luftoj për realizimin e aspiratave demokratike, të asaj pjese që më dha votëbesimin. Ju them “vëllezër” se Shqipëria do vëllezër, sidomos në një parlament pluralist. Është nder për ne që ta çojmë Shqipërinë përpara. Kërkoj që të japë shpjegim për këtë problem sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, deputeti Xhelil Gjoni. Kërkoj që për këtë problem të japë shpjegim ministri i Punëve të Brendshme, zoti Gramoz Ruçi. Kërkoj që për këtë problem të japë shpjegim kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Rrapi Mino. Nuk duhet të bëj përgjegjës këta shokë që do të japin shpjegime, por kam dëshirë që nga goja e tyre, si funksionarë të lartë të deritanishëm, të marrin informacion për masat, si i gjykojnë këta njerëz këto ngjarje, cili ishte qëndrimi i tyre kur ndodhën këto ngjarje. Gjithashtu, këtu kërkoj të thërres ndërgjegjen e ndonjërit që mund të ketë thënë edhe “vraje qenin!”. Nuk keni pse na vrisni. Ne luftojmë me metoda demokratike. Ne jemi bijtë e popullit, nuk keni pse na shani. Ne duhet të bashkëjetojmë, jemi parlament pluralist. Kërkoj edhe një herë, në rast se e lejon procedura e mbledhjes, për të mbajtur 1 minutë heshtje për këto viktima të terrorit shtetëror, përderisa edhe ju i keni quajtur një akt të dhimbshëm. Të mbajmë 1 minutë heshtje për shpirtin e tyre, për një student 24-vjeçar, që do të ishte një intelektual i shquar, por që ra viktimë e terrorit shtetëror. Unë për këtë kërkoj shpjegime dhe kërkoj nga ky komision të dalë skenari i parapërgatitur. E përshëndes komisionin e deputetëve që do të krijohet.

Faleminderit për vëmendjen!

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
FOTOLAJM/ Basha është takuar me Rugovën kur ishte 17 vjeç

FOTOLAJM/ Basha është takuar me Rugovën kur ishte 17 vjeç

Greqi, ekzekutohet në makinë, me dy plumba, 35-vjeçari shqiptar

Identifikohet vlonjati i vrarë në Greqi

Bylykbashi barcaletë për Ramën dhe Metën: Ka shkuar qelbja e peshkut deri tek bishti

Bylykbashi barcaletë për Ramën dhe Metën: Ka shkuar qelbja e peshkut deri tek bishti

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com