Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç theksoi se do të presë me durim Kuvendin e Kosovës, për të vendosur për Demarkacionin e kufirit, që siç tha ai, beson të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Vujanoviç, në një intervistë për RTK, ka pohuar se Kuvendi i Malit të Zi e ka përfunduar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, ndërsa presin që këtë ta bëjë edhe Kuvendi i Kosovës.
“Kemi durim që të presim ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe besoj që vendimi do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, tha Vujanoviç.