Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Policitë e Shqipërisë dhe Kosovës, marrëveshje për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit veror

5 ditë ago
in Aktualitet, Kryesore

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me qëllim përmbushjen sa më efektive të parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026. Për të nënshkruar marrëveshjen, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit homologun e tij, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha. Marrëveshja e cila është dëshmia e radhës e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy policive, ka në bazë fluksin e lartë të përvitshëm të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova gjatë sezonit veror, si dhe lëvizjen intensive në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Ky akt bashkëpunimi synon të vendosë në qendër të policimit rrugor teknologjinë dhe të shmangë ndalimet e automjeteve pa shkak. Marrëveshja synon të intensifikojë angazhimin e përbashkët të efektivëve të të dyja policive për parandalimin e aksidenteve rrugore, konstatimin e shkeljeve rrugore, menaxhimin e flukseve të lëvizjes, shmangien e trafikut, goditjen e krimeve ndërkufitare dhe rritjen e vigjilencës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Hita vlerësoi lart partneritetin me Policinë e Kosovës dhe theksoi se kjo qasje bashkëpunimi, pa barriera, ka dhënë rezultate konkrete në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike, si dhe kundër migracionit të paligjshëm dhe në drejtim të shkëmbimit të informacionit në kohë reale.

Drejtori shtoi se për monitorimin e qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, janë shtuar dronët, radarët dhe automjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, të cilat kanë minimizuar kontaktin fizik të punonjësve të Policisë Rrugore me drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë rritur transparencën dhe besimin e publikut. Ndërkaq, Hoxha konfirmoi gatishmërinë e plotë të efektivëve të përzgjedhur për të shërbyer me korrektësi, profesionalizëm dhe humanizëm, krah efektivëve shqiptarë, në afërsi të zonave bregdetare dhe turistike, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e sigurisë rrugore.

Hoxha konfirmoi vendosmërinë e Policisë së Kosovës për të bashkëpunuar edhe më ngushtë në shkëmbimin e inteligjencës kriminale, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira në luftën kundër krimit të organizuar. Dy drejtorët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor gjatë sezonit turistik 2026, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen e sigurisë rrugore dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Rama fton në dialog protestuesit e Zvërnecit: Jam gati t’ju dëgjoj

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Karçanajt dhe Beqirit

SPAK çon në gjyq 5 të pandehurit e operacionit “Shpirti” për trafik droge







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com