Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Sara Mila: Banorët nuk janë kundër Korridorit VIII

1 muaj ago
in Politikë

Shqetësimet e banorëve të qarkut të Elbasanit në lidhje me ecurinë e implementimit të projektit të Korridorit VIII u ngritën sot në seancën plenare nga deputetja e PS-së, Sara Mila, e cila ka listuar edhe disa problematika me të cilat po ndeshen banorët në terren.

“Vetëm këto ditë, në kuadër të Punët e Shqipërisë, kam vizituar 12 herë Paprin, ku ky proces po ndeshet edhe me disa problematika. Në Broshkë, kërkohet azhurnimi i tokave dhe ndërtimi i rrugëve dytësore paralele me korridorin, sepse pa to, qarkullimi i ambulancave, zjarrfikëseve dhe mjeteve bujqësore bëhet i vështirë. Në Valas, banorët kërkojnë një zgjidhje për rrugën e Canëve, me një nënkalim funksional që garanton lëvizjen normale. Ndërkohë, shumë familje nuk figurojnë në fletoret zyrtare ose kanë pasaktësi në sipërfaqe. Në Papër, parcelat janë ndarë dhe fermerët nuk mund të qarkullojnë normalisht në tokat e tyre, ndërsa mungojnë ende emra dhe saktësi në dokumentacion”, u shpreh deputetja Mila.

Duke u ndalur në problematikat e tjera në zonat që preken nga ky projekt, ajo shtoi se “në Vidhas, shumica e familjeve bujqësore nuk figurojnë fare në lista dhe mungesa e rrugëve dytësore e bën aksesin në tokë pothuajse të pamundur, ndërsa në Balldren përsëriten të njëjtat shqetësime: mungesë emrash, pasaktësi në sipërfaqe dhe paqartësi mbi kompensimin”.

Duke iu bërë thirrje edhe kolegëve demokratë të këtij qarku që të bëhen bashkë për të mirën e banorëve, Mila kërkon nga ana e bashkisë të jetë pranë njerëzve, të verifikojë rastet, të garantojë transparencë dhe të japë përgjigje.

“Ky projekt i madh kombëtar të shoqërohet me një kujdes po aq të madh për çdo familje që prek. Që zhvillimi të mos jetë vetëm infrastruktura, por edhe drejtësi për njerëzit që jetojnë pranë tij. Aksi Papër – Elbasan i ka të gjitha mundësitë të shkëlqejë, Korridori VIII është garancia europiane e Elbasanit; por ne do të duhet të procedojmë si europianë gjithashtu, sidomos në dëgjesat e problematikave të atyre që përfaqësojmë”, tha ajo nga foltorja e Kuvendit.

TË LIDHURA

Politikë

Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, historia e ka treguar këtë gjë

21:10 | 05/06/2026
Aktualitet

Tubimi për projektin në Zvërnec, protestës i bashkohen edhe qytetarët në Elbasan, Kukës dhe Korçë

20:55 | 05/06/2026
Politikë

Rama nga Tivati: Vlora ka çdo gji si perlë, dikur refuzoja ta vizitoja

20:35 | 05/06/2026
Next Post

“Dhoma 2 me 2, pa sinjal”/ Balliu për qelinë e Metës

Blushi sulmon Ramën në Kuvend: Po e përdor drejtësinë si kamzhik për të goditur kundërshtarët

Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian: BE-ja duhet të ecë drejt bashkimit të plotë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com