Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut

4 muaj ago
in Ekonomi
Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut

Sektori bankar ka vijuar rritjen me ritme të qëndrueshme edhe në tremujorin e tretë të vitit.

Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), tregojnë se totali i aktiveve të sektorit në fund të muajit shtator arriti në afërsisht 2.222 trilionë lekë, në rritje me 60 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e dytë.
Rritja vjetore e aktiveve të sektorit bankar ka vijuar me ritme të përafërta edhe gjatë tremujorit të tretë. Me bazë vjetore, totali i aktiveve të sektorit është në rritje me 8%.

Rritja e aktiveve krahasuar me një vit më parë është e përqendruar kryesisht në segmentin e huadhënies. Vlera neto e portofolit të kredisë kishte ishte rreth 881 miliardë lekë, në rritje me 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, të paktën në raportimin sipas IFRS, investimet në tituj janë bërë përsëri grupi i më i madh i aktiveve. Vlera e tyre në fund të shtatorit arriti në 886 miliardë lekë, në rritje me 7.4% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e aktiveve vazhdon të mbështetet në rritjen me ritme me ritme të kënaqshme të depozitave të publikut. Në fund të shtatorit, depozitat arritën vlerën e 1.85 trilionë lekëve, në rritje vjetore me 9%.

Mbështetur në të dhënat paraprake të Shoqatës së Bankave, gjatë 12 muajve të fundit bankat me kapital vendas kanë vazhduar të zgjerojnë pjesën e tyre të tregut.

Pesë bankat me kapital shqiptar në fund të shtatorit zotëronin 37.6% të tregut, nga 36.6% që mbanin një vit më parë. Kontributin kryesor në zgjerimin e pjesës së tregut të bankave vendase e kanë dhënë Tirana Bank dhe Credins Bank.

Në nivel të bankave të veçanta, pjesa e tregut e bankës më të madhe në treg, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), vazhdon të jetë në rënie. Në fund të tremujorit të tretë, BKT mbante 23.9% të tregut, nga 24.6% që zotëronte një vit më parë.

Credins Bank është vetmja mes pesë bankave më të mëdha që ka shënuar rritje të pjesës së tregut, në 16.6%, nga 16.2%, një vit më parë.

Pjesa e tregut të Raiffeisen Bank Albania ka ngelur e pandryshuar në 14.4%, po aq sa një vit më parë.

Edhe Intesa Sanpaolo ka zbritur në 9.8% të aktiveve të tregut, nga 10.2% një vit më parë.

OTP Albania ka rënë në 8.8%, nga 9% që zotëronte në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Pjesa e përbashkët e tregut e pesë bankave më të mëdha ka rënë në 73.5%, nga 74.4% që ishte një vit më parë.

Banka e gjashtë më e madhe renditet Tirana Bank, që është rritur në 7.9% (nga 7.2% një vit më parë). Vijon Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), që mban 6.9% të tregut (nga 7% një vit më parë), Union Bank zotëron 5.1% të tregut, po aq sa një vit më parë, ndërsa Banka e Parë e Investimeve (Fibank) është rritur në 3.2% (nga 2.9% një vit më parë). ProCredit Bank Shqipëri është rritur në 2.4% të aktiveve të tregut (nga 2.3% që mbante një vit më parë, ndërsa Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) zotëron 1.1% të aktiveve të sektorit, po aq sa një vit më parë./monitor.al

TË LIDHURA

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella
Ekonomi

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

19:59 | 12/03/2026
Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,
Aktualitet

Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,

14:22 | 11/03/2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë
Aktualitet

Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë

14:01 | 11/03/2026
Next Post
Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata

Kërcënuan policët, si u parandalua një tragjedi në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh

Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

“Dokument barbarie”, Irani shndërron shkollën e vajzave të bombarduar në muze
Bota

“Dokument barbarie”, Irani shndërron shkollën e vajzave të bombarduar në muze

by mirseda
12:10 | 16/03/2026
0

Qeveria e Iran ka njoftuar se planifikon ta shndërrojë një shkollë vajzash të bombarduar në ditën e...

Foshnja 2-muajshe humb jetën në QSUT, nëna: E nxorrën para kohe

Foshnja 2-muajshe humb jetën në QSUT, nëna: E nxorrën para kohe

12:07 | 16/03/2026
Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori

Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori

12:05 | 16/03/2026
Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori

Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori

11:44 | 16/03/2026
Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq

11:40 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com